E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, gjendet i varur dhomat e izolimit një 40 vjecar

Një person është gjetur i varur në dhomat e izolimit të burgut të Fushë-Krujës. Kanë nisur hetimet për ngjarjen. Nga hetimet paraprake dyshohet për një vetëvarje. Janë marrë në pyetje edhe policët që kanë punuar në turnin e natës 

FUSHE-KRUJE-Një person është gjetur i varur në dhomat e izolimit të burgut të Fushë-Krujës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë mesnatës, kur shtetasi 40 vjecar, Artan Vaskali nga Fushë Kruja ka varur veten në dhomën e izolimit ku ishte futur nga policia e këtij qyteti. Vaskali u gjet sot në mëngjes i pajetë nga efektivët blu. Kanë nisur hetimet për ngjarjen. Nga hetimet paraprake dyshohet për një vetëvarje. Policia dyshon se vetevarja mund te kete ndodhur ne kushtet e renda te depresionit. Janë marrë në pyetje edhe policët që kanë punuar në turnin e natës në qelitë e izolimit për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›