E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizata e vendeve te Detit te Zi, 12 vende "OK" liberalizimit te vizave

TIRANE- Te 12 vendet e Detit te Zi, kane shprehur ne Tirane gatishmerine per lehtesim vizash, per dy kategori qytetaresh, por konfliktet politike i kane ndare ata, serish. Ne Ministerialin e 19-te, te mbajtur ne Shqiperi, e cila mban presidencen e radhes se Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi eshte rrezuar deklarata e Tiranes. Pas nje perplasje mes Azerbajxhanit dhe Armenise per paragrafin e deklarates, i cili fliste per zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe konflikteve ne Rajon. Ministri i Jashtem shqiptar Lulzim Basha pohoi se "kjo ceshtje nuk cenon bashkepunimin mes vendeve te Detit te Zi". Nderkohe kryeministri Berisha, beri thirrje ne prani te 12 ministrave dhe zevendesministrave te Jashtem per te kapercyer konfliktet e vjetra ne Rajon ne emer te bashkepunimit. Pavaresisht perplasjes per konfliktet ne Rajon, i cili ka shtyre per me shume se 3 ore deklaraten perfundimtare Ministeriali ka miratuar marreveshjet per lehtesimin e vizave per biznesmenet dhe drejtuesit e automjeteve te transportit nderkombetar. Nderkohe perfaqesuesit mes te cileve ministri i Jashtem turk, ai armen apo dhe perfaqesues te diplomacise serbe, ruse apo greke, kane shprehur vendosmerine per te hartuar nje plan masash per te mos lejuar qe kriza financiare te preke ekonomine e 12 vendeve te Detit te Zi. Shqiperia ka mbajtur per 6 muaj presidencen e BISEC e pas saj me 1 nentor presidenca, i kalon Armenise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›