Lejkërs "fluturojnë" me Kobi Brajant
Lejkërs fitojnë ndeshjen e pestë "play-off" në Konferencën Perëndimore dhe kualifikohen për në turin e dytë. Me rezultatin 107-96 përballë Utah Xhez, Los Anxhelos, e mbyllin serinë me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Heroi i të besuarve të trajnerit Fil Xhekson ishte i zakonshmi Kobi Brajant, me 31 pikë të realizuara. Lejkërs bëhet skuadra e dytë që kalon turin, pas Klivlend. Denver fiton 121-63 me Hornets, e kryeson 3-1, ndërsa Atlanta mposht 81-71 Majamin dhe barazon shifrat në 2-2.