Lejuan kalimin e personave me espuls duke marrë para, vihen në pranga 6 inspektorët e Portit të Durrësit

Gjashtë inspektorë të Portit të Durrësit janë arrestuar pasi mbi ta rëndojnë veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Në hetimet e kryera ndaj këtyre 6 personave rezulton se ata kanë keqpërdorur atributet që u jep detyra Portin e Durrësit, duke lejuar hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.
Pas dokumentit të hetimeve ndaj këtyre rasteve korruptive, ka rezultuar se veprimet kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.
Gjithashtu, gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart. Ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
6 inspektorët e arrestuar të Portit të Durrësit:
1- Inspektor Kalosh Sula, 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
2- Inspektor L.uan Çelaj, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
3- Inspektor Marsel Farruku, 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës
4- Inspektor Naim Kadrimi, 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
5- Inspektor Isametin Vranezi, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
6- Inspektor Eduard Matmuja, 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës.
/rtsh.al/