Aksident në Berat/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe shpërthen në flakë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit. Blutë e Beratit bëjnë me dije se 28-vjeçari K.M, ka humbur kontrollin e automjetit me të cilin po udhëtonte në afërsi të fshatit Poshnje duke goditur një shtyllë ndriçimi e më pas ka rënë në kanalin anësor.
Policia bën me dije se “Mjeti është përfshirë nga flakët, e për pasojë 28-vjeçari ka ndërruar jetë brenda makinës”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/