E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leka II: Më 8 tetor eshtrat e Ahmet Zogut kthehen në atdhe

SHBA- Trashëgimtari i Fronit Mbretëror shqiptar, Princ Leka II, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se eshtrat e Ahmet Zogut pritet të kthehen në Shqipßëri në 8 tetor të këtij viti. 

“Së pari dua të falenderoj kryeministrin për këtë iniciativë mbëshetëse ndaj familjes mbretërore, jemi në procesin për rikthimin e eshtrave. Është ngritur një komision i vecantë ndërministror për këtë cështje. Në parashikojmë më 8 tetor rikthimin e eshtrave. Nënkuptohet se janë disa procedura që duhet të plotësohen. Nuk duhet të jetë një simbol vetëm për familjen mbretërore. Kam bërë një kërkesë tqë vecantë që eshtrat të mos ngrihen në qendër të parkut të Liqenit”,- theksoi princ Leka.

Leka II tha se Familja Mbretërore do të jetë shumë aktive në çështjet sociale dhe do të ketë një fokusim te çështja kombëtare.
“Patjetër, tha Princ Leka, që roli ynë është jashtë politikës partiake, por duke u angazhuar në mënyrë intensive për çështjen kombëtare. Kjo është njëra nga arësyet pse kam ardhur në Shtetet e Bashkuara, pra që të jemi të angazhuar me diasporën dhe që në diasporë të mos ketë interpretime të paqarta, por do të fokusojmë energjinë tonë për vendin tonë”,- nënvizoi Leka II.

Leka II gjatë vizitës në SHBA, do të marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të Vatrës në Nju Jork si dhe në takime me komunitetin e shqiptarëve të Amerikës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›