E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet i pajetë trupi i një 52-vjeçari

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrugë gjatë ditës së sotme në Korcë. Viktima është Kristaq Ristollari, 52 vjeç. Trupi i Kristollarit u gjet nga kalimtarët, pranë shkollës së mesme të Agrobiznesit, të cilët kanë lajmëruar në pas forcat e Policisë së Korcë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat bazuar në hetimet paraprake konfirmojnë se dyshohet për vdekje natyrale të 52-vjecarit, por po hetohet për zbardhjen e plotë të rastit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›