E Diel, 1 Nëntor 2026

Leka i Parë, firmëtari i 20 000 kundër regjistrimit të popullsisë (FOTO)

Leka i Parë i është bashkuar iniciativës së Aleancës Kuq e Zi për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ai ka nënshkruar peticionin kundër këtij regjistrimi, duke u bërë kështu personi i 20 000 që e firmos këtë peticion. Leka u shfaq për mediat pas disa kohësh.

Ju keni filluar një iniciativë kombëtare, ju urojmë shumë sukses. Juve dhe bashkëpunëtorët tuaj keni marrë përsipër një iniciativë që është jo vetëm e nevojshme, por edhe e rrezikshme, ka deklaruar Leka i Parë.

Gjatë takimit, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu vlerësoi rolin historik të familjes mbretërore.

Është një kënaqësi të jetë kjo firma e 20 mijtë, që është shumë domethënëse pasi përmbushet një e drejtë kushtetuese e qytetarëve për të kërkuar një projekt/ligj. Kjo nismë synon thyerjen e servilizmit dhe fobisë, duke i kthyer dinjitetin shtetit tonë, ka deklaruar Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›