E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Pushteti vendor, jo më biznes personal

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha dje nga qyteti i Pogradecit, se njësitë vendore nuk mund të jenë më biznese personale të drejtuesve të tyre. Gjatë prezantimin e kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Topçiu, Meta akuzoi kandidatin e majtë për këtë njësi, kryetarin aktual, Artan Shkëmbi se ka drejtuar këtë qytet me arrogancë dhe nuk ka menduar për investime për qytetarët. Meta u shpreh se kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” do të investojë dhe do ta bëjë këtë qytet, që të ketë një imazh tjetër në vend. “Ne jemi shumë krenar që ju sjellim si kryebashkiak të ardhshëm të Pogradecit, një emër të njohur, jo vetëm në qytetin Pogradecit, por një emër të njohur në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar, sikurse është Luan Topçiu. Ai i jep shpresë dhe dinjitet çdo qytetari që ka qenë deri më sot i papërfillur në jetën e këtij qyteti për shkak të arrogancës së papërgjegjshme të kryebashkiakut në largim, i cili e pa bashkinë e Pogradecit vetëm si një biznes personal.

Më shumë lexoni nesër te “Koha Jonë”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›