Ndiqte nje te dyshuar ekzekutohet oficeri

Nenkomisari Roland Likaj u vra me nje plumb ne koke pasi njoftoi sallen operative per nje person te veshur me te zeza qe po i afrohej zones se oles
VLOR - Nje plumb ne koke dhe nje ekzekutim tejet i mistershem. Silenciator dhe veprime te kryera shume shpejt madje pa lene kohe per te reaguar. Ky ka qene fati i nje prej oficereve te drejtorise se policise Vlore vrare gjate oreve te nates se nje mbremjeje me pare.
Mesohet se 46-vjecari qe sherbente ne policine e shtetit te kete qene ne ndjekje te nje personi te dyshuar ne rrugicat e lagjes 1 Maji por nuk ka mundur dot te jape teper detaje per te.
Oficeri ka komunikuar me sallen si dhe me grupin e gatshem para se te qellohej ku ka informuar dhe per situaten. Kane qene me pas kolege te tij qe e kane marre ne telefon por nuk ka pasur pergjigje. Duket se veprimet jane kryer shume shpejt pasi harku kohor midis telefonates se bere nga Likaj dhe thirrjes qe ai ka marre ne telefon ka kapur vetem pak minuta.
Duke vleresuar kete situate menjehere efektive te grupit te gatshem jane nisur drejt vendit ku ka orientuar pak minuta me pare oficeri i policise por ky i fundit eshte gjetur pa jete i qelluar me plumb ne koke.
Policia ka nisur hetimet intensive per ngjarjen nderkohe qe forca policie dhe te nderhyrjes se shpejte jane pare oret e mengjesit ne disa pika te qytetit. Ende nuk ka nje motiv te qarte per ndodhjen e ngjarjes se rende si dhe autoresi te percaktuar.
Ngjarja
Roland Likaj me detyren oficer i sherbimit te patrullave 46 vjec eshte gjendur i vrare pas mesnate rreth ores 340 min ne zonen e lagjes 1 Maji te pallatet kater katesh. Likaj ka qene ne sherbim ku ka pasur detyren e kreut te grupeve te gatshme dhe eshte shkeputur nga njeri prej grupeve per te marre automjetin e tij te lene perpara gjykates.
Ai u ka komunikuar efektiveve te grupit te gatshem se do ti kontaktonte dhe eshte larguar. Vetem pak caste me pas ai ka rikomunikuar me grupin por kete here duke iu kerkuar qe te afrohen drejt zones se oles prane 4-katesheve.
Nje raportim per nje person te dyshimte veshur me te zeza ai e ka bere edhe tek salla operative. Ky ka qene dhe komunikimi i fundit i oficerit te policise. Thirrjet pa pergjigje kane ngritur dyshimet tek kolege te tij.
Dy grupe te gatshme jane nisur drejt zones koordinatat e se ciles u ka dhene pak moment me pare vete Likaj. Te mberritur shume shpejt koleget e tij te grupit te gatshem e kane gjetur mandej brenda ne automjet me koken e varur mbi timon dhe xhamin gjysme te hapur.
Likaj ka pasur vetem nje plumb ne rreze te veshit te majte. Eksperte te policise kane mberritur fill pas kesaj ne vendngjarje ndersa ka nisur edhe kontrolli i zones dhe te tjerave perreth.
Sipas policise personi i dyshuar qe ka kryer vrasjen paraqet rrezikshmeri te larte e smund te jete kriminel ordiner fakte keto qe i ka servirur menyra e ekzekutimit. Per kete te fundit eshte perdorur arme me silenciator. Zona ku eshte kryer ekzekutimi eshte e banuar por sipas deshmive te mepasme nuk jane degjuar zhurma.
Gjate dites se djeshme ka pasur postblloqe te policise ne disa pika si dhe jane krehur disa zona. Te angazhuar per kapjen e autorit ende te paidentifikuar kane qene jo vetem efektiv te policise por edhe forca te nderhyrjes se shpejte. Ne komisariat jane shoqeruar disa persona por ende mbetet mister autoresia.
Shkollimi dhe puna ne polici
Roland Likaj eshte diplomuar ne 88 dhe ka punuar para viteve 90 ne kufi mandej eshte liruar nga detyra e eshte rikthyer ne polici ne vitin 2008. Prej atehere ka punuar ne komisariatin e Vlores ne detyren e komandatit te grupeve te gatshme.
Prane drejtorise se Policise te thone se ai eshte dalluar per pune te mire dhe korrekte. Specialist shume i mire dhe njeri i qete e shume i rregullt- jane percaktime qe jepen nga kolege te tij.
Shume me teper se keqardhje shprehen tek familjaret.
Familja e Rolandit eshte vendosur prej vitesh ne nje nga pallatet e lagjes Isa Boletini prane zones qe njihet me emrin Kali i Trojes.
Ne katin e dyte te pallatit gjashtekatesh dyert jane hapur ndersa dy dyer te hapura ne kat presin te afermit dhe miqte te cilet jane te shumte. Kolege drejtues te strukturave te policise nga Ministria e Rendit te gjithe miq e te njohur te oficerit te policise kane ngushelluar familjaret per humbjen. Ngjarja e rende ka tronditur jo pak.
Gjithcka ka qene e papritur. Landi njihej nga te gjithe si njeri i qete familjar pa probleme. Ende nuk me besohet - thote nje nga fqinjet. Kemi nje jete ne kete pallat e njoh qe djale te vogel. Ishte djale i rralle.
Shteti te veje dore e te godase kriminelin qe i mori jeten nje njeriu te tille e la jetim dy femije te vegjel
I vellai Aleksi nuk e fsheh dot tronditjen. Nuk di te shpjegoje asgje. Nuk e di si ka ndodhur nuk di cte them. Na ka goditur rende lajmi.
Te aferm te tjere tregojne se 43- vjecari baba i dy femijeve 3 dhe nje vit e gjysme ka qene per disa vjet emigrant. Pas kthimit te tij ne Shqiperi atij ju propozua te rivishte uniformen e oficerit te rendit drejtim per te cilen ai edhe ishte arsimuar para viteve 90. Prej gati dy vjetesh ai u rikthye ne policine e shtetit.
Shperblimi per gjetjen e autorit
Policia e Vlores ka vene ne dispozicion 50 milione leke ne kembim te informacionit mbi vrasjen e policit te vrare gjate nates se shkuar. Lajmi behet me dije nga kreu i policise Vlore Ylli Metko.
Ndersa ka qene e kursyer ne dhenien e detajeve policia e Vlores ka vendosur shperblimin per personat qe do te ndihmojne ne zbardhjen e kesaj ceshtjeje per te arritur tek autoresia. Roland Likaj efektiv policie eshte qelluar me arme zjarri ne koke ndersa ishte me sherbim gjate oreve te nates.
Nderimet
Roland Likaj mban graden e nenkomisarit ne policine e Vlores. Drejtoria e policise Vlore ka komunikuar nepermjet nje deklarate per shtyp se njofton mbare opinionin publik se me date 19.10.2010 organizohet ceremonia mortore ne nderim te nenkomisarit Roland Likaj efektiv i kesaj Drejtorie i cili u vra ne krye te detyres me date 18.10.2010.
Me kete rast ne hollin e teatrit Petro Marko te qytetit te Vlores te ndjerit do ti behen homazhet e fundit nga ora 1000- 1100 e me pas do te behet percjellja e tij per ne banesen e fundit. Ky ka qene komunikimi i vetem qe Drejtoria e Policise Vlore ka bere me publikun dhe mediat.