E Martë, 3 Nëntor 2026

U arrestua për aksidentin tek diga e Liqenit, RTSH zbardh dëshminë e 26-vjeçarit: Nuk isha unë në timon

Vetëm pak orë pasi një BMW që po ecte me shpejtësi të madhe në “Rrugën e Kosovarëve”, duke kaluar fillimisht rrugën, ngjitur skarpatin përballë dhe më pas për tu ndaluar nga një bordurë te Parku i Liqenit, është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Kjo u bë e ditur zyrtarisht nga policia e Tiranës, cila njoftoi se pas një pune intensive hetimore, arriti të lokalizojë, të prangosë dhe më pas të shoqërojë në komisariat shtetasin, Eldi Allushi.

Identifikimi i pronarit të makinës është bërë nëpërmjet targave dhe dokumentave që janë gjetur në makinë nga ana e policisë, e cila mbërriti në vendngjarje menjëherë pas aksidentit.

Rtsh. al., ekskluzivisht ka arritur të mësojë edhe disa deklarime të Allushit përpara punonjësve të policisë.    

Eldi Allushi ka pretenduar se ndonëse makina është në pronësi të tij, nuk ka qenë ai që ka qenë në timon në momentin e aksidentit, por ka qenë një person tjetër, të cilit ai i kishte dhënë dhënë makinën. Nga dëshmitë që i kanë dhënë edhe personat që kanë qenë në makinë, Allushi pretendon se makina ka pasur probleme dhe se aksidenti nuk ka qenë i qëllimshëm.

Këto kanë qenë disa prej deklaratave që Allushi ka bërë përpara oficerëve të policisë, të cilët po hetojnë ngjarjen.

Policia bëri të ditur se Eldi Allushi, do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme lidhur me aksidentin duke shqyrtuar pamjet filmike, si dhe dëshmitë e dhëna.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›