E Martë, 3 Nëntor 2026

Vlorë, zjarr në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në një pikë grumbullimi automjetesh të vjetra në qytetin e Vlorës. 

Flakët kanë dëmtuar një numër automjetesh ndërkohë që forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kanë marrë në kontroll situatën.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë zjarret nuk janë përhapur dhe nuk raportohen dëme të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se zjarrvënia ka ardhur si rezultat i pakujdesisë.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›