Librat në bibliotekat e shkollave, Kushi-botuesve: Deri më 5 shtator të dorëzohen listat me tituj

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me rrjetet profesionale të mësuesve dhe shoqatat e botuesve prej muajsh po punojnë për hartimin e listës me tituj librash që do rekomandohen për të qenë pjesë e bibliotekave në shkolla.
Ministrja Kushi bëri me dije se afati për sugjerimet për listën paraprake është deri në 5 shtator, ndërsa ka kërkuar nga botuesit, dërgimin zyrtarisht të të drejtave të autorëve për titujt.
“MAS në bashkëpunim me rrjetet profesionale të mësuesve dhe me shoqatat e botuesve, prej disa muajsh po punon për hartimin e listës me titujt e librave që do të rekomandohen për t’u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.
Ky proces ka për qëllim jo vetëm që nxënësit dhe mësuesit të kenë në shkollat e tyre titujt që u nevojiten për realizimin cilësor të programit mësimor, por edhe libra që janë në përshtatje me grupmoshat e nxënësve dhe me përmbajtje formuese e edukative”, shkruan Kushi në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/