Shqipëria U-20, disfatë me 61 pikë diferencë

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll për djem ka pësuar humbjen e dytë në Kampionatin Europian, Divizioni B, që është duke u zhvilluar në Shkup. Një humbje e thellë me 61 pikë diferencë me Finlandën, atje ku në përfundim janë fiksuar shifrat, 46-107.
Diferencat janë të thella që në periodën e parë, të cilën e ka fituar Finlanda, 22-10. Madje gjërat bëhen më të vështira dhe në periodën e dytë, që është në shifrat 33-8 për Finlandën, e cila në pushim ka kryesuar 55-18. Ka një farë reagimi në periodën e tretë për lojtarët tanë, por që gjithsesi Finlanda është përsëri në udhëheqje të rezultatit. 17-15 dhe në total 72-33. E fundit duket sikur e “ngre nga gjumi” Finlandën, që periodën e katërt, 35-13 dhe fikson rezultatin përfundimtar, 107-46.
Lojtari më i mirë për Shqipërinë, Xhuljan Tola, që ka shënuar 14 pikë. Ka 10 kapje topi në tabelë, 2 asiste dhe 2 bllokime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është të martën në ora 16:00 ndaj Zvicrës. Sakaq edhe Kosova ka pësuar humbjen e dytë, ndërsa është mundur nga Suedia 84-76. Kampionati Europian i basketbollit për djem për moshën deri në 20 vjeç, Divizioni B, përfundon të dielën.