E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leksion i hapur me gazetarin Sokol Balla

Në vazhdimësi të ciklit "Leksione të Hapura; Media dhe Politika", Z. Balla, i cili së fundmi ka qenë i pranishëm për publikun edhe me botimin e studimit “Fjala e lirë, sfidë europiane”, tha se liria e liria e fjalës është sfidë për shqiptarët e madje edhe për evropianët. Sipas tij, edhe Evropa po përjeton një moment kritik për sa u përket shqetësimeve të lidhura me lirinë e medies dhe me lirinë e fjalës.

Balla u ndal në faktorët që ndikojnë në lirinë e medias, ku veçoi çështjen e pronësisë së saj si një element kyç. Sipas tij përmirësimi i kuadrit ligjor për mediat  është një domosdoshmëri për të ecur përpara në lirinë e shprehjes.  Ndër të tjera, Zoti Balla u shpreh kritik edhe ndaj shoqërisë civile duke  theksuar se ligji që i financon OJQ-të, ka qenë një hap pas.

Ai u ndal gjithashtu edhe në vendimet e marra nga gjykatat shqiptare në lidhje me çështjet e hapura ndaj gazetarëve ose subjekteve mediatike, duke dhënë gjithashtu edhe shembuj nga  përvoja e Gjykatës së Strasburgut.

Nga ana tjetër, studentët i drejtuan pyetje Zotit Balla lidhur me kufirin ndarës mes lirisë së medias dhe privatësisë së individit.  Në fund gazetari Sokol Balla hodhi idenë për gjetjen e hapësirave ligjore që do ti ndalonin pronarëve të medias, aksesin në fondet publike.

                                                                                             2011-11-19 12:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›