Meta: LRI forum aktiv, përfaqësohet në pushtetin vendor
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi sot, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Rinore për Integrim, se "LRI është forumi më aktiv dhe që përfaqësohet në mënyrë dinjitoze jo vetëm në strukturat e LSI-së, por edhe në pushtetin vendor, duke qenë pjesë e vendimmarrjes".
Duke përshëndetur të rinjtë e pranishëm në këtë takim, Meta shprehu mbështetjen e tij si Kryetar i LSI-së për këtë forum.
"Unë mendoj që ky është një angazhim, i cili përfaqëson në radhë të parë një investim për të gjithë ju, një investim për të ardhmen tuaj. Është një sipërmarrje që ia vlen. Këtë mund ta dëshmojë Endriti, anëtari më i ri këshillit bashkiak të Tiranës, përfaqësues i Lëvizjes Rinore për Integrim. Por, mund ta dëshmojnë edhe shumë të rinj dhe të reja të tjerë, të cilët janë në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe natyrisht në Lëvizjen Rinore për Integrim, jo thjesht për të dëgjuar, por janë për të marrë përgjegjësi, janë për të ndërtuar të ardhmen e tyre", tha Meta.
Angazhimi juaj në LRI, u tha Meta anëtarëve të LRI-së, "ju bën më shumë aktivë dhe përgjegjës në mbarëvajtjen e së ardhmes suaj, sikurse është realizimi i kartës për studentët që ka qenë një angazhim i Lëvizjes Rinore për Integrim, apo edhe masa të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës së studentëve në kryeqytet dhe tregojnë se sa më i madh të jetë roli i rinisë në të gjitha proceset politike, aq edhe më të mëdha do të jenë mundësitë që ajo do t’i hapë vetes së saj për një perspektivë më të mirë".
(m.a/ata/BalkanWeb)