E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, kapet djali i Gadafit

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja e cila citon ministrin libian të drejtësisë, Mohammed al-Allagui, të ketë thënë se Saif Al-Islam Gadafi është arrestuar në jug të Libisë. Ministri nuk dha detaje të mëtejshme.

Djali i ish-liderit libian është i fundit i anëtarëve kyç të familjes Gadafi që është kapur ose vrarë në Libi.

Saif Al-Islam Gadafi kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Ai akuzohet se ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes së kryengritjes në Libi, duke filluar që nga muaji mars i këtij viti.

39-vjeçari ishte në arrati qëkur Forcat Kombëtare të Tranzicionit hynë në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, gjatë muajit gusht.

 /Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-19 12:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›