Leku 4.3 per qind
Sipas Bankes se Shqiperise, gjate muajit nentor dhe javet e para te muajit dhjetor jane karakterizuar nga nje forcim i lekut kundrejt dy valutave kryesore, dollarit amerikan dhe euros, perkatesisht me 7.0 per qind dhe 0.6 per qind ne terma mujore. Forcimi i shpejte i lekut kundrejt dollarit amerikan ka vazhduar te pasqyroje si levizjet ne tregun nderkombetar, ku kjo monedhe ka humbur pike kundrejt monedhes evropiane, ashtu edhe pranine e ofertes se larte te bankave ne kete valute. Mungesa e kerkeses sezonale per euron, e mbeshtetur dhe nga nje oferte relativisht e larte e bankave, ka ndikuar ne mbicmimin e lekut edhe kundrejt kesaj monedhe. Ne terma nominale vjetore efektive, leku rezulton i mbicmuar me 4.3 per qind. Muaji nentor ka vijuar te karakterizohet nga mungesa e likuiditetit ne sistemin bankar, si pasoje e tepricave te larta buxhetore. Ne keto kushte, Banka e Shqiperise ka nderhyre ne tregun e parase, me qellim plotesimin e ketyre mungesave ne terma afatshkurter. Operacionet ne treg te hapur kane synuar te sinjalizojne dhe kahun e politikes monetare te Bankes Qendrore dhe si te tilla, ato jane organizuar ne formen e ankandeve te marreveshjeve te anasjella te riblerjes njejavore me shume te kufizuar. Interesi mesatar ne keto operacione llogaritet 6.48 per qind ne fillim te muajit dhjetor, nga 6.30 per qind ne muajin tetor.