Leku fiton pikë ndaj dollarit amerikan, humb terren lehtë me euron

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe humbi lehtë terren kundrejt euros, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 94,01 lekë, ose 0,84 lekë më pak. Euroja u forcua lehtë me 0,01 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 98,21 lekëve.
Pozitat ndaj lekut i ka dobësuar edhe franga zvicerane.
Monedha zvicerane u zhvlerësua me 0,06 lekë dhe këmbehet me 104,10 lekë. Ndërsa monedha britanike u ngjit në kuotën e 116,29 lekëve duke u forcuar me 0,14 lekë krahasuar me një ditë më parë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar amerikan | USD | 94.01 | -0.84 | |
| Euro | EUR | 98.21 | +0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.29 | +0.14 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.10 | -0.06 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.38 | -0.44 | |
| Dollari Australian | AUD | 59.13 | +0.12 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.71 | +0.01 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.57 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.36 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.17 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 122.32 | -0.78 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 259740.23 | +1,797.55 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2908.27 | +18.37 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.94 | -0.08 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.94 | -0.07 | |
| Lira Turke | TRY | 2.65 | -0.02 | |
/a.f/r.e/