E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku fiton pikë ndaj valutave

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku fitoi pikë ndaj valutave, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 97,00 lekë ose 0,09 lekë më pak se ditën e enjte. Monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,35 lekë dhe këmbehet me 82,72 lekë. Paundi britanik u zhvlerësua në raport me lekun me 0,21 lekë dhe këmbehet me 111,98 lekë. Franga zvicerane zbriti në kuotën e 103,80 lekëve ose 0,14 lekë më pak se një ditë më parë. Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor i adreson ecurisë në bursat ndërkombëtare ndërsa faktor i rëndësishëm është edhe kërkesë oferta në tregun e brendshëm. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.72 -0.35
Euro EUR 97.00 -0.09
Poundi Britanik GBP 111.98 -0.21
Franga Zvicerane CHF 103.80 -0.14
Jeni Japonez (100) JPY 55.93 -0.21
Dollari Australian AUD 54.99 +0.16
Dollari Kanadez CAD 59.77 -0.06
Korona Suedeze SEK 8.86 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.36 -0.01
Korona Daneze DKK 12.99 -0.02
SDR SDR 113.28 -0.57
Ari(OZ 1) XAU 301612.84 +967.14
Argjend(OZ 1) XAG 3498.39 +92.92
Juani Kinez (onshore) CNY 11.61 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.61 -0.05
Lira Turke TRY 2.00 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›