E Hënë, 2 Nëntor 2026

Më shumë se 330 fermerë aplikojnë kontrollin biologjik në serra për reduktimin e pesticideve

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se përdorimi i kontrollit biologjik në prodhimin bujqësor në serra po jep rezultate shumë premtuese, duke ndihmuar në uljen e përdorimit të pesticideve dhe në ofrimin e produkteve më të sigurta për konsumatorin.

MBZHR, bën të ditur se kontrolli biologjik është një metodë natyrore që konsiston në lëshimin e organizmave të dobishëm, si insekte që luftojnë në mënyrë të kontrolluar insektet e dëmshme.

Kjo alternativë është efikase, miqësore me mjedisin dhe shëndetësisht e sigurt për fermerët dhe konsumatorët.

Deri tani, më shumë se 330 fermerë në rreth 110 hektarë sipërfaqe serra e kanë aplikuar me sukses kontrollin biologjik në speca dhe domate.

Përfitimet kryesore nga aplikimi i Kontrollit Biologjik janë: produkte të pastra dhe pa mbetje – standard më i lartë sigurie për konsumatorët; reduktim i pesticideve kimike – më pak rrezik për mjedisin dhe shëndetin e fermerëve; rritje e konkurrueshmërisë – bujqësia shqiptare afrohet me tregjet me vlerë të lartë të BE-së dhe më gjerë.

MBZHR i nxit fermerët ta adoptojnë këtë praktikë të qëndrueshme, si një hap të rëndësishëm drejt një bujqësie moderne, të pastër dhe konkurruese.

1 nga 4

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›