E Hënë, 2 Nëntor 2026

Testamenti i Giorgio Armani hap rrugën për shitjen e perandorisë së modës

MILANO, 12 shtator /ATSH/- Stilisti i ndjerë, Giorgio Armani ka udhëzuar trashëgimtarët e tij – të shesin gradualisht shtëpinë e modës – që ai krijoi 50 vjet më parë, thuhet në testamentin e tij – duke shënuar një kthesë të papritur për një kompani që ka mbrojtur me vendosmëri pavarësinë dhe rrënjët e saj italiane, sipas “Reuters”.

Testamenti, thotë se trashëgimtarët duhet të shesin një pjesë fillestare prej 15% të aksioneve të shtëpisë italiane të modës brenda 18 muajve dhe më vonë të transferojnë një pjesë shtesë prej 30% deri në 54,9% të aksioneve tek i njëjti blerës – midis tre dhe pesë vitesh pas vdekjes së Armanit.

Stilisti, i njohur vdiq më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare dhe pa fëmijë – për të trashëguar perandorinë e tij të modës.

Testamenti thotë gjithashtu se përparësi duhet t’i jepet gjigantit të modës së luksit “Louis Vuitton”; markës së bukurisë “L’Oreal”; liderit të syzeve “EssilorLuxottica”, dhe një grupi tjetër biznesi – të identifikuar nga një fondacion – që stilisti krijoi për të ruajtur trashëgiminë e tij – me marrëveshjen e partnerit të biznesit dhe jetës së Armanit, Pantaleo Dell’Orco.

“Si një alternativë ndaj shitjes së pjesës së dytë të aksioneve, duhet të ndiqet një ofertë publike fillestare, në Itali ose në një treg me pozicion të barabartë”, thuhet ne testament.

Përmendja e qartë e shitjeve të aksioneve dhe e lojtarëve të listuar në Francë si blerës potencialë vjen si një surprizë, duke pasur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të Giorgio Armanit për të dobësuar kontrollin e tij ose për të listuar grupin e tij të modës në bursë.

Armani ishte aksionari i vetëm kryesor i kompanisë që ai krijoi me partnerin e tij të ndjerë Sergio Galeotti në vitet 1970 dhe ku shërbeu si krijues ashtu edhe drejtues – deri në fund. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›