E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku fiton terren ndaj valutave kryesore

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku fitoi pikë ndaj dollarit amerikan, euros dhe paundit britanik, ndërsa humbi terren ndaj frangës  zvicerane, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 81,73 lekë ose 0,35 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha europiane humbi 0,13 lekë dhe këmbehet me 96,78 lekë.

Paundi britanik humbi 0,37 lekë dhe këmbehet me 111,55 lekë, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,16 lekë dhe këmbehet në kotën e 103,90 lekëve.

Aktorët e tregut shprehen se, luhatjet në tregun valutor reflektojnë trendin e kërkesë- ofertës. Sipas tyre, prurjet në valutë të emigrantëve, sezoni turistik dhe zgjerimi i investimeve të huaja në ekonomi, ka shtuar fluksin e qarkullimit të euros në treg dhe për pasojë edhe dobësimin e saj ndaj lekut.

Referuar të dhënave nga BSH-ja, monedha europiane regjistroi një forcim të lehtë në fund të gushtit për të nisur më pas rënien në fillim të shtatorit. Megjithatë, dobësimi i euros  gjatë këtij viti ka qenë më i moderuar krahasuar me vitet e kaluara.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 81.73 -0.35
Euro EUR 96.78 -0.13
Poundi Britanik GBP 111.55 -0.37
Franga Zvicerane CHF 103.90 +0.16
Jeni Japonez (100) JPY 55.85 -0.01
Dollari Australian AUD 54.51 -0.22
Dollari Kanadez CAD 59.42 -0.19
Korona Suedeze SEK 8.84 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.33 -0.02
Korona Daneze DKK 12.97 -0.02
SDR SDR 112.44 -0.27
Ari(OZ 1) XAU 299801.17 -3,486.89
Argjend(OZ 1) XAG 3399.40 -106.24
Juani Kinez (onshore) CNY 11.50 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 11.51 -0.03
Lira Turke TRY 1.98 -0.01

j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›