E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leku forcohet kundrejt valutave të huaja

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të premte.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.86 lekë, ose 0.28 lekë më pak se të enjten.

Një dollar u këmbye sot me 93.01 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.53 lekësh në raport me të enjten.
Ndërkohë, leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.

Të premten një paund u këmbye me 118.27 lekë ose 0.61 lekë më pak se një ditë  më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 102.61 lekë ose 0.48 lekë më pak.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 93.01 -0.53
Euro EUR 100.86 -0.28
Poundi Britanik GBP 118.27 -0.61
Franga Zvicerane CHF 102.61 -0.48
Jeni Japonez (100) JPY 59.13 -0.49
Dollari Australian AUD 61.78 -0.03
Dollari Kanadez CAD 68.15 -0.02
Korona Suedeze SEK 8.82 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.84 -0.01
Korona Daneze DKK 13.52 -0.04
SDR SDR 124.27 -0.71
Ari (OZ 1) XAU 217833.14 -355.12
Argjendi (OZ 1) XAG 2902.54 -35.89
Juani Kinez (onshore) CNY 12.84 -0.08
Juani Kinez (offshore) CNH 12.81 -0.08
Lira Turke TRY 2.89 -0.01

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›