E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leku forcon pozitat ndaj valutave në javën e parë të janarit

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, në javën e parë të muajit janar 2025, leku forcoi pozitat në raport me të gjitha valutat.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën monedha e gjelbër amerikane u këmbye me 94,22 lekë ose 0,70 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa monedha euro zbriti me 0,03 lekë dhe këmbehet me 98,20 lekë. Respektivisht pandi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen 118,30 lekë dhe 104,15 lekë ose me 0,07 lekë dhe 0,65 lekë më pak se ditën e hënë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 94.22 -0.70
Euro EUR 98.20 -0.03
Poundi britanik GBP 118.30 -0.07
Franga zvicerane CHF 104.15 -0.65
Jeni japonez (100) JPY 59.75 -0.39
Dollari australian AUD 59.19 -0.08
Dollari kanadez CAD 65.87 -0.18
Korona suedeze SEK 8.56 -0.01
Korona norvegjeze NOK 8.37 0.00
Korona daneze DKK 13.17 0.00
SDR SDR 122.94 -0.31
Ari (OZ 1) XAU 249054.55 -791.99
Argjendi (OZ 1) XAG 2847.17 +25.20
Juani kinez (onshore) CNY 12.86 -0.09
Juani kinez (offshore) CNH 12.85 -0.07
Lira turke TRY 2.67 -0.02

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›