Leku humb terren edhe ndaj Dollarin
Leku humb pike edhe ndaj dollarit amerikan. Dollari amerikan ka vazhduar javen e fundit forcimin e lehte ndaj lekut, i cili ishte rritur ne fillim te ketij muaji, por prej disa ditesh ka nisur te humbase pike ne kembimet valutore. Ne krahasim me nje jave me pare, leku ka humbur 1,2 pike kundrejt dollarit ne shkembimet valutore. Dje nje dollar eshte blere me 97,7 leke dhe eshte shitur me 98,3 leke, ndersa para nje jave nje dollar eshte blere me 96,5 leke dhe eshte shitur me 97 leke. Ndersa leku ka humbur pike edhe ndaj euros. Nje euro kembehet me 132.5 leke. Qe nga fillimi i vitit leku ka humbur plot 10 pike ne kembim me euron. Forcimi i euros ka ndikuar ne rritjen e kostove per kredite qe jane marre ne euro dhe gjithashtu ne rritjen e cmimeve te sherbimeve qe ofrohen me euro. Nga kjo rritje jane ndikuar cmimet e banesave dhe te biletave te avionit. Banka e Shqiperise ka deklaruar se ne afat te shkurter do te ndjeke me vemendje zhvillimet ne kursin e kembimit, qe te evidentoje dhe te shmange levizjet e crregullta dhe te pajustifikuara te kursit te kembimit, si edhe te nxise funksionimin e tregut ne menyre te rregullt. Ndersa ne afat me te gjate, ky proces eshte i rendesishem per te vleresuar ndikimet e mundshme ne nivelin e cmimeve te konsumit dhe ne treguesit e stabilitetit te sistemit financiar.