E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy krociera me 402 turiste, zbarkojne ne port

Anije te shumta turistike dhe luksoze, kane vizituar gjate dy javeve te fundit portin e Sarandes. Ne vijim te mberritjes se trageteve transoqeanik, dita e djeshme ishte nje surprize per pushuesit dhe qytetaret, kur dy krocierat "Valera", qe vinte nga porti i Itakes se Greqise dhe "Europa" qe vinte nga Italia, zbarkuan ne port. "Valera", qe mbante edhe emrin e dyte "Panorama", kishte ne bord 39 turiste amerikane. Binin ne sy direket e anijes luksoze, e cila ka ardhur fale agjencise turistike "Enea speed". Pas disa oresh ka mberritur edhe anija me kater kate, "Europa", e cila ne bord kishte 363 turiste amerikane, angleze dhe te kombesive te tjera, me ndihmen e agjencise turistike "Shkendia Travel". Turistet kane vizituar dje, disa nga monumentet antike te zones, si qyteti antik i Butrintit, Syrin e Kalter dhe kalane e Lekursit. Vizita jane bere edhe tek Sinagoga ne qender, si dhe tek muzeumi, ndersa kane drekuar ne restorantet e qytetit. Deri tani ne Sarande kane zbarkuar 3.500 turiste, te ardhur kryesisht me tragete.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›