Thaci: "Drenica" s'mund te zhbehej per 12 muaj
DRENICE - Kryeministri Hashim Thaci, tha dje ne Skenderaj se nje vit qeverisje eshte shume i pamjaftueshem per te zhdukur pasojat e diskriminimit 60 vjecar qe pushtetet e kaluara i kane bere rajonit te Drenices. "Diskriminimi 60 vjecar eshte e pamundur per te tejkaluar per nje vit te qeverisjes. Por, e di se ky progres nuk do ndalet ketu, vetem do te avancoje. Sot jam ketu ne Skenderaj per t'i inspektuar punimet qe kane ndryshuar definitivisht edhe kete pjese te pazhvilluar te Kosoves. Jane investime te cilat po shihen kudo, qofte ne ndertimin e shkollave te reja, kanalizimeve, te fillimit te ndertimit te shtratit te lumit Klina, te ndryshimit dhe shtrimit te asfaltimit te rrugeve ne qytet, te shume e shume rrugeve te reja ne gjithe kete rajon, te zgjerimit te hapesirave te gjelberimit, prandaj kjo eshte pema e nje jete te re, eshte fidani i perspektives per Drenicen", u shpreh Thaci. Kreu i ekzekutivit vendas, keto deklarata i beri gjate nje vizite ne qytetin e Skenderajt, ku mbolli edhe nje fidan te ri si dhe inspektoi punimet ne projektet qe po realizohen ne kete komune.
Ne kohen kur kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci po vizitonte qytetin e Skenderajt per te mbjelle fidane dhe per te inspektuar punimet ne disa projekte, te gjitha institucionet komunale perfshire edhe dy shkollat fillore dhe dy te mesmet kishin nderprere punet dhe mesimin, dhe qe te gjithe kishin dale ne rruget e qytetit. Kryetari i komunes se Skenderajt Sami Lushtaku, eshte pyetur se a do te ndeshkohen ata qe per me shume se nje ore kane lene vendin e tyre te punes. I cituar nga Kosovalive, Lushtaku, u shpreh se "nuk ka nevoje qe ata te ndeshkohen pasi eshte vullnet dhe deshire e secilit qytetar per ta pritur kryeministrin e vendit".