E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leku humb terren ndaj valutave

TIRANË, 27 shkurt  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,35 lekë dhe këmbehet me 99,20 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0,14 lekë dhe këmbehet me 99,20 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 119,96 lekë, ose 0,63 lekë më shumë se ditën e mërkurë.

Ndërsa franga zvicerane krahasuar me një ditë më parë, zbriti në kuotën 105,41 lekë, duke shënuar një zbritje me 0,07 lekë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 94.70 +0.35
Euro EUR 99.20 +0.14
Poundi Britanik GBP 119.96 +0.63
Franga Zvicerane CHF 105.41 -0.07
Jeni Japonez (100) JPY 63.16 -0.02
Dollari Australian AUD 59.62 -0.02
Dollari Kanadez CAD 66.06 +0.26
Korona Suedeze SEK 8.87 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.48 0.00
Korona Daneze DKK 13.30 +0.02
SDR SDR 124.42 +0.47
Ari(OZ 1) XAU 273745.50 -1,168.70
Argjend(OZ 1) XAG 3010.93 +13.47
Juani Kinez (onshore) CNY 13.03 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 13.02 +0.03
Lira Turke TRY 2.60 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›