E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri-Suedi, projekte të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e administrimit tatimor

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Shqipëria dhe Suedia do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e administrimit tatimor.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj dhe një pjesë e stafit drejtues, zhvilluan një vizitë zyrtare në Stokholm, në selinë qendrore të Administratës Tatimore suedeze me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm, Katrin Westling Palm.

Binaj tha se, në tryezën e diskutimit me kolegët suedezë, u parashtrua përfshirja në projekte të përbashkët e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ecuria e projektit të bashkëpunimit ishte ndër çështjet kryesore të diskutimit, me fokus në fusha si përdorimi i të dhënave të shkëmbyera me ekipin drejtues të administratës homologe, kontrolli tatimor, menaxhimi i riskut, shërbimi tatimpagues, kultura e integritetit, zhvillimi i proceseve të biznesit, hetimi tatimor dhe mMenaxhimi i borxhit”, u shpreh Binaj.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për vizione, strategji dhe planet për të ardhmen në përpjekjen e përbashkët për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërive respektive. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›