E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj pret ambasadorin italian, rritje e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Marco Alberti.

Ministrja Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Diskutuam mbi ecurinë dhe rezultatet konkrete të projekteve të përbashkëta, që po japin një kontribut të çmuar në modernizimin e sektorit tonë”, shtoi ajo.

Denaj theksoi se po ashtu u diskutua për forma të reja bashkëpunimi, duke vënë në fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe inovacionit mes qendrave tona të transferimit të teknologjisë bujqësore dhe përvojës së konsoliduar italiane.

1 nga 6

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›