E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirgistan, opozita bën thirrje për protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve

Opozita e Kirgistanit denoncoi fitoren e thellë të presidentit aktual Kurmanbek Bakiyev në zgjedhjet presidenciale të së enjtes, duke deklaruar se kandidati i saj kishte fituar më shumë se 60 për qind të votave dhe paralajmëruan për më shumë protesta.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë baza ajrore ushtarake në Kirgistan, që ndodhet pranë Afganistanit dhe po e ndjekin me kujdes situatën në vendin e varfër ish-sovjetik me shqetësimin për mundësitë e destabilizimit të vendit të Azisë Qendrore
Komisioni qendror i zgjedhjeve deklaroi sot se presidenti Bakiyevkishte fituar 83.8 për qind të votave pas numërimit të afro 88.3 për qind të votave. Kandidati opozitar për president, Almazbek Atambayev, i cili deklaroi se zgjedhjet janë manipuluar, sipas komisionit qendror të zgjedhjeve ka marrë 7.9 për qind të votave.
Opozita ka deklaruar se nuk do t'i njohë rezultatet dhe do të kërkojë një votim të dytë.
Vëzhguesit e huaj të OSBE-së deklaruan se ishin të zhgënjyer nga zgjedhjet që nuk i arritën standartet.
Po kështu edhe Bashkimi Evropian deklaroi se ndante të njëjtin shqetësim me atë të OSBE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›