Lekundet Blanko afrohet Starova
Burime te sigurta prane klubit te Dinamos pohojne per nje pakenaqesi te drejtuesve ndaj teknikut i cili ka sigluar humbjen e dyte radhazi dhe nuk arrin te marre tri pike qe prej javes se nente. Kjo gje ka bere qe drejt pankines blu te perflitet emri i ish-trajnerit te Tiranes Sulejman Starova te cilin blute ne fakt e kishin vene ne fokus qe pas eliminimit ne turin e pare paraeleminator te Liges se Kampioneve. Ndoshta ne ditet ne zhvillim mund te kete edhe ndryshime megjithese duhet theksuar se si nga ana e trajnerit argjentinas si nga klubi dhe nga Starova nuk ka nje konfirmim zyrtar lidhur me ate cka mund te ndodhe ne ditet ne vazhdim.
Pankina - Dinamo ka humbur terren perkundrejt rivaleve kryesore per titull per me teper kur ne organike ka lojtare qe teorikisht jane shume here me te mire se ata qe luajne te Flamurtari dhe Skenderbeu. Prandaj loja e dobet sidomos ne mbrojtje prej se ciles skuadra ka pesuar 9 gola ne
tri ndeshje shifer e frikshme per nje skuader kampione si Dinamo ka bere qe drejtuesit te shikojne mundesine e zevendesimit te Blankos.
Starova - Nderkaq ish-trajneri i Tiranes i kontaktuar me telefon nga Panorama Sport ka pohuar se nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e klubit te Dinamos por nese ne nje te ardhme do te kishte atehere do te mendohej seriozisht per te marre drejtimin e kampioneve. Per te qene i sinqerte nuk kam pasur asnje kontakt per kete gje. Natyrisht nese nje dite do te kem kontakte lidhur me drejtimin e kesaj skuadre sigurisht qe do ta marr ne konsiderate dhe do te mendohem mire. Kjo edhe per faktin se Dinamo eshte nje klub qe nuk refuzohet per korrektesine qe ka ka pohuar Starova. Kujtojme qe ky i fundit eshte ende nen kontrate me Tiranen klub qe i paguan rrogen prej 40 milione lekesh te vjeter deri ne fund te ketij sezoni.
Ismet Saliaj Seshte faji i trajnerit por i lojtareve
Administratori i bluve Ismet Saliaj ka nje ide krejt te tijen sa i perket problematikes ne drejtim te skuadres. Sipas tij nuk eshte faji i trajnerit per kete humbje por i lojtareve te cilet nuk jane angazhuar si duhet ne fushen e lojes. Nje pjese e futbollisteve - thote Saliaj - madje nga ata qe jane me te paguarit ne skuader nuk jane angazhuar gjate gjithe ndeshjes. Nese Flamurtari ishte me 11 futbolliste te cilet vune zemren ne fushen e lojes ne ishim me shtate apo me gjashte. Nuk ka nevoje te permend emra sepse e dine vete ata qe nuk u angazhuan ashtu si duhet. Por disa jo vetem dolen nga detyrat qe u kishte dhene trajneri por nuk hyne ne loje dhe dukej sikur ecnin ne fushe. Keshtu qe nuk mund te jete trajneri fajtor por lojtaret te cilet nuk dhane ate qe ne prisnim ne fushe ka theksuar administratori i bluve Ismet Saliaj fill pas mbarimit te ndeshjes me Flamurtarin. Blanko Srrezikoj postin do vazhdoj punen time
Trajneri i Dinamos nuk e ka dhene shume veten pas ndeshjes per humbjen. Ai ka shkuar madje edhe te pankina vlonjate ku i ka dhene doren stafit teknik te Flamurtarit. Per Flamurtarin ishte nje sfide e konsideruar si nje finale dhe per Dinamon jo pasi nuk kemi luajtur si kundershtari. Mendoj se kemi pasur mundesi te cilat nuk i kemi realizuar gjate ndeshjes. Megjithate kjo humbje nuk ndikon ne objektivin tone qe sic dihet eshte titulli kampion per kete sezon. Pozicioni im pas ndeshjes se sotme nuk eshte aspak i lekundur. Une do vijoj te drejtoj Dinamon deri ne fund te kampionatit. Magani Dinamo te luaje njelloj si me Flamurtarin
Trajneri i Flamurtarit i rikthehet edhe njehere asaj qe ai e ka quajtur teater i kampioneve ne fuqi ne Korce. Por kete here ai ka thene se Dinamo duhet te luaje njelloj ne te gjitha fushat sikunder ndaj vlonjateve. Do te doja qe Dinamo te luante ne cdo takim sic edhe beri ne Vlore ndaj Flamurtarit. Megjithate nuk dua te ndalem shume tek kundershtari por te shikoj Flamurtarin qe une drejtoj. Kemi marre nje fitore me se te merituar ne kete ndeshje dhe kemi treguar deshire gjate gjithe 90 minutave te takimit ku padyshim po shohim edhe nje Daniel Xhafa te rilindur kete sezon me Flamurtarin.
Leonard Karaj