E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari fiton me Dinamon qe ne dhomat e zhveshjes

Edhe ne ndeshjen e djeshme ashtu sikunder dhe ndaj Skenderbeut dy jave me pare vlonjatet kane treguar nje superioritet duke nisur me nje loje sulmuese qe nga minuta e pare per te vazhduar me pas me administrimin e rezultatit te akumuluar. Nje fitore kjo qe u jep mundesi kuqezinjve te drejtuar nga Gugash Magani ta shtojne me shume diferencen me pike nga ndjekesit e saj me te afert Skenderbeu dhe Dinamo. Te tre golat e vlonjateve do te kishin per protagonist Daniel Xhafen me ndryshimin e vetem se ne golin e pare dhe te avantazhit u desh edhe kemba e sulmuesit maqedonas Bajevski per te cuar topin ne rrjete.
Ndeshja - Nen nje atmosfere mjaft festime qe ishte akumuluar edhe nga mediat gjate kesaj jave nisi perballja me e rendesishme ne Superiore. Vendesit do te dilnin ne fakt nga dhomat e zhveshjes ne avantazh sepse pas vetem pas dy minutash loje atehere kur edhe telekronistet nuk kishin pasur mundesi qe te jepnin formacionet e skuadrave Daniel Xhafa ben lemsh mbrojtjen blu ndersa Bajevski gjuan fort duke shenuar golin e pare. Flamurtari ne avantazh dhe per vendesit nuk mund te kishte fillim me te mire te kesaj sfide. Por edhe pse shenuan shume shpejt sikunder jane nje skuader me eksperience ata vazhduan te sulmonin duke mos u lene hapesira dinamoviteve qe te synonin golin e barazimit. Kampionet e vendit nuk kishin qartesine e duhur e cila mund ti nxirrte te goli. Muzaka ne krahun e djathte te mesfushes eshte krejtesisht ne hije cka i detyron blute ta luajne topin me shume nga e majta aty ku Bakaj terhiqet per te iniciuar manovren sulmuese per te tijte. Nderkohe edhe Martinena nuk ishte ne diten e tij me te mire. Sulmuesi pati dy raste vetem me portierin vlonjat Spaho por smundi te shenoje.
Golat - Po nuk shenove do te pesosh ndaj ne minuten e 39-te pas nje kundersulmi te Flamurtarit Daniel Xhafaj leshon nje predhe nga rreth 30 metra duke shenuar golin e dyte per skuadren e tij. Vlonjatet ne qiellin e shtate ashtu si edhe tifozeria sepse e sheh veten ne epersine e dy golave duke konsoliduar tashme vendin e pare ne renditje. Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare. Ne te dyten jane serish vendesit qe provojne here me Bajevskin dhe here me Odise Roshin i futur ne loje ne vend te Licajt. Megjithate jane blute ata qe krijojne me teper raste per shenim por pa arritur te konkretizojne sic duhet. Kur pritej qe Dinamo te futej ne loje Ahmataj jep nje asist per Daniel Xhafajn ne zone i cili me mjeshteri e con topin ne cepin me te larget te portes se Hoxhes. Per blute eshte kapitullim dhe duhet ti kenaqen vetem nje goli te bukur te shenuar nga Bakaj 10 minuta para fundit te takimit. Gjika Festojme sot neser mendojme per titullin

E ka gjetur pjeserisht rezultatin e ndeshjes se djeshme presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika. Vetem dy dite me pare ne faqet e Panorama Sport kryebashkiaku i Vlores pati deklaruar se vinte bast per nje 3-0 te Flamurtarit ndaj Dinamos. Ndersa e ka ndjekur takimin se bashku me presidentin e Dinamos ne momente te vecanta gjate ndeshjes padyshim qe nuk kane munguar edhe duartrokitjet e tij per ekipin e tij. Nje fitore mjaft e merituar. Nje ndeshje e zhvilluar ne menyre perfekte nga futbollistet dhe padyshim ndihem i kenaqur me ate cfare futbollistet kane dhene sot ne fushen e lojes. Por sot dje te mos mendojme per objektiva por thjesht te gezojme kete fitore te mrekullueshme te ekipit te Flamurtarit dhe te qendrojme me kembe ne toke. Kampionati eshte shume i gjate nuk perfundon ketu. Keto ishin tri pike shume te rendesishme per Flamurtarin perballe nje ekipi pretendent dhe natyrisht na gezon sepse kemi lene pas ne renditje nje tjeter skuader. Na duhet te mendojme per takimet e ardhshme por une besoj se ky Flamurtar ka mundesi shume te mira edhe per me tej ka theksuar Gjika.

Xhafaj ndrra ime titulli kampion me Flamurtarin

Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafaj shprehet mjaft i kenaqur per fitoren e skuadres se tij duke mos lene menjane edhe dopieten e radhes ne kampionat. Ajo qe ka me shume rendesi per ne eshte rezultati pasi situata ku ndodhemi eshte e tille qe duhet te grumbullojme sa me shume pike. Sa u perket golave te mi ata jane produkt i gjithe skuadres. Une thjesht kreva detyren qe me ishte caktuar ate te te berit gol dhe shpresoj qe te mos ndalem me. Golat e mi dua tua dedikoj tifozeve tane te zjarrte te cilet meritojne noten dhjete per mbeshtetjen qe na japin ne cdo ndeshje ka thene Xhafaj. Me dygoleshin e shenuar dje Xhafaj ka shkuar ne kuoten e nente golave dhe njekohesisht vazhdon te mbetet nje nga pretendentet kryesore per fitoren e Kepuces se Arte ashtu sikunder edhe sezonin e kaluar.

SUPERIORE/JAVA 12

Te premten
Bylis-Vllaznia 0-0
Te shtunen
Tirana-Elbasani 3-1
Pejic 34 59 Morina 90-3 / E.Dalipi 60
Skenderbeu-Besa 4-0
Jakupi 42 aut Brkic 52 86 Jolic 77
Te dielen
Laci-Teuta 1-0
Marashi 72
Flamurtari-Dinamo 3-1
Bajevski 2 D.Xhafaj 39 71/ Bakaj 78
SOT
Kastrioti-Shkumbini 1300

Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 12 9 1 2 28
2. Skenderbeu 12 8 1 3 25
3. Dinamo 12 7 2 3 23
4. Tirana 12 5 3 4 18
5. Vllaznia 12 5 3 4 18
6. Laci 12 5 2 5 17 7. Teuta 12 4 3 5 15
8. Shkumbini 11 4 2 5 14
9. Kastrioti 11 2 5 4 11
10. Bylis 12 3 2 7 11
11. Besa 12 1 5 6 8
12. Elbasani 12 2 3 7 6
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›