E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundet toka në Tiranë dhe zona të tjera, tërmeti 3.6 i shkallës Rihter

TIRANË-Lëkundje tërmeti janë ndier sot pasdite rreth orës 16:54 minuta në zonat e Vorës, Durrësit e Tiranës.
Instituti sizmiologjik bën të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter me epiqendër, 8 km në veriperëndim të Vorës, me thellësi 8 km.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se lëkundjej nuk kanë shkaktuar dëme materiale, por vetëm panik tek banorët, disa prej të cilëve kanë qëndruar jashtë banesave nga frika e përsëritjes së lëkundjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›