Arrestohet shqiptari në Greqi, për 10 vite përdhunoi vajzën e tij 16-vjeçare
Greqi- Policia greke ka bërë sot arrestimin e një 36-vjeçari shqiptar, pasi dyshohet se për 10 vite me radhë ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 16-vjeçare.
Sipas Agjencisë Shtetërore Greke të lajmeve, emri i personit të arrestuar nuk bëhet i ditur, por ai ka rrëfyer të gjitha momentet e abuzimit para hetuesve.
Ngjarja është shënuar në një fshat në Selanik, ku 36-vjeccari ka nisur të përdhunojë vajzën e tij që në moshën 6-vjeçare, ndërsa tani ajo është në gjimnaz në vitin e tretë.
Mediat greke raportojnë se abuzimet ndopdhnin në kohën kur bashkëshortja e tij nuk ndodhej në shtëpi, e cila nuk ka qenë në dieni të kësaj ngjarjeje.
Arrestimi i tij erdhi pasi vajza e mitur tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Pas kësaj ngjarjeje policia hetoi dhe zbuloi që shkak i këtij akti ishte lodhja nga abuzimet e të atit. Ajo ndodhet në spital në gjendje të mirë. Ndërsa i arrestuari sot doli para gjykatës, ku ju dha masa e sigurisë arrest me burg.