E Diel, 1 Nëntor 2026

Rod Stewart: Nga përdorimi i steroideve mu zvogëlua penisi

SHBA – Këngëtari i famshëm Rod Stewart ka pranuar se ka përdorur steroide përpara koncerteve të tij, në mënyrë që kordat vokale të mos e linin në baltë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, por kur këngëtari ka folur për efektet anësore që i ka shkaktuar përdorimi i steroideve, të gjithë janë shtangur.

Në një intervistë me revistën ‘Mojo’, këngëtari i famshëm tha se përdorimi i steroideve i ka zvogëluar në mënyëë të ndjeshme penisin.

“Në fund të viteve ’80 u bëra i varur nga steroidet. Sa më shumë bëhej e zhurmshme banda, aq më shumë çirresha unë sepse atëherë nuk kishim kufje si sot. Përdorja steroide për zërin, por pasojat ishin të gjitha për penisin tim. Steroidët të fryjnë dhe nuk mund të flesh natën. Është një nga drogat më të bezdisshme në botë.”- deklaron Stewart.

Por pavarësisht kësaj, këngëtari pohon se vazhdon t’i përdorë steroidet një herë në vit.
“Kur e shoh veten në vështirësi, përdor sërish steroide. Të ndihmojnë për shfaqjen, por nuk mund të këndosh për 10 ditë radhazi pastaj.”- deklaroi ai.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›