Disiplina gjobit Lushnjën dhe Partizanin me 2 milionë lekë
TIRANE- Pavarësisht se ka qenë festë dhe është shmangur një konflikt, si Lushnja, ashtu edhe Partizani, për ndeshjen mes tyre që u luajt të dielën, janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës, i cili u mblodh sot në mjediset e FSHF-së, ku mori në shqyrtim problemet e konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombetar të Futbollit dhe trajtoi ankesat e paraqitura.
Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, i diskutoi çështjet në tërësi, Disiplina mori këto vendime:
- KF “Lushnja“ dhe KF “Partizani“ për sjellje të gabuar të tifozërive të tyre dënohen secili me nga 200.000 lekë gjobë.
- Lojtari i KF “Lushnja“, Alban Byzhyti, për provokim të publikut dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Flamurtari“, Bruno Telushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtarët e KF “Luftëtari“, Besim Brahimi dhe Dritan Kristidhi, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohen secili me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranohet kërkesa për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit për zyrtarët e KF “Laci“, Ardian Laska dhe Kastriot Rama.
- Lojtari i KF “Pogradeci“, Armir Pura, për goditje të lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Butrinti“, Kostaq Papa, dhe lojtari i KF “Naftëtari”, Saimir Gega, për goditje të kundërshtarit dënohen secili me nga 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Ekipi i “Shkëndisë B Tiranë” U-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Besëlidhjen” U-19 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Ekipi i KF “Tërbuni” U-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Skënderbeu“ U-17 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
- KF “Bylis” U-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Pogradeci“ U-17 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
- KF “Ada“ U-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Skënderbeu” U-19 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
- KF “Olimpik” U-19 për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tomorri“ U-19 humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)