Lëkundje tërmeti në Tiranë, epiqendra 6 km larg kryeqytetit

Një tërmet me magnitudë 3. 2 ballë të shkallës rihter lëkundi sot në mesditë kryeqytetin.
Lëkundjet e tërmetit janë ndiher rreth orës 12:45 ndërsa epiqendra e tërmetit ishte 6 km larg Tiranës, pranë Kamzës. Koordinatat e tërmetit janë 41 24 në veri dhe 19 82 në lindje.
Ndërkohë nuk raportohen për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.