Kosova pa viza, miratohet Udhërrëfyesi
Bruksel- Mesaduket takimi i deputetëve kosovarë me eurokomisonerët ka qenë i frytshëm, pasi është miratuar udhërrëfyesi për heqjen e vizave për Kosovën.
Lajmi është konfirmuar nga komisionerja për Çështje të Brendshme e Unionit, Cecilia Malmstrom, e cila ka shkruar në rrjetin social Twitter se Jam shume e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm
Gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjes për Udhërrëfyesin është konfirmuar edhe nga nga ambasadori francez në Kosovë, Jan Francua Fitou.