E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria Fantastike

Kjo është ekspozita personale e piktorit Ibrahim Kodra (1918-2006), e cila hapet sonte, ora 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janë rreth 60 tablo origjinale të viteve 1940-2006, që janë përzgjedhur nga dy koleksione kryesore, i Fondacionit Ibrahim Kodra në Milano dhe nga koleksioni i Kozma Dashit në Shqipëri.

Fare pak punë të Kodrës dalin edhe nga fondi i GKA-së, përpos kontributit të koleksionistëve të tjerë privatë brenda e jashtë vendit. Ekspozita qëndron hapur deri më 20 Maj. Është kuruar nga Rubens Shima dhe është bërë pjesë e kalendarit të ekspozitave të GKA-së në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›