E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lendohen ushtare te KFOR-it gjate aksionit per heqjen e barrikadave.

Te pakten tete ushtare te forcave paqeruajtese jane lenduar gjate aksionit te sotem per heqjen e barrikadave te vena nga serbet ne veri te Kosoves konfirmojne per DW zyrtare nga zyra per informim e KFOR-it. Njoftohet se njeri nga ushtaret e KFOR-it eshte lenduar nga gazi lotsjelles gjate perpjekjes per te shperndare serbet nje tjeter nga tymi i madh ndersa gjashte te tjeret nga mjetet per shuarjen e zjarrit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift KFOR-i ka kontroll te plote ne pikat kufitare

Forcat paqeruajtese te NATO-s sot ne mengjes nisen aksionin per heqjen e barrikadave ne disa nga rruget e veriut te Kosoves te cilat cojne ne dy pikekalimet kufitare me Serbine Jarinje dhe Bernjak. Nje zedhenes i KFOR-it Uve Novicki thote se operacioni i deritashem ka rezultuar i suksesshem. Ai konfirmon se KFOR-i ka kontroll te plote ne pikat kufitare dhe se kontrollon te gjitha kalimet ne kufirin me Serbine. Deri tani KFOR-i ka arritur te largoje barrikaden ne hyrje te fshatit Zupq e cila ka qene e betonuar si dhe nje barrikade ne fshatin Jegenice ne rrugen Zvecan-Zubin Potok.

Mediet serbe njoftojne se ne oret e hershme te mengjesit presidenti serb Boris Tadic u kerkoi serbeve ne veri te Kosoves te mbesin te qete ndersa NATO-s i kerkoi ti shmanget perdorimit te dhunes. Lideret e serbeve lokale ne veri do te duhej te punonin vetem ne interesin e njerezve dhe jo nen ndikimin e disa partive politike serbe citohet te kete thene presidenti Boris Tadiq.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›