E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lenini u helmua nga Stalini

Trupi i balsamosur i Leninit

Themeluesi i komunizmit rus, Vladimir Lenin ka vdekur pasi u helmua nga pasuesi i tij politik, Josef Stalin. Kjo thuhet në një teori të historianit, Lev Lurie. Sipas këtij historiani kur Lenini po vuante nga disa sëmundje, Stalini ia shkurtojë rrugën për në botën tjetër.

Lenini, i cili fillimisht e mbështeti Stalinin që të ngjiste shkallët pushtetit, më vonë nisë ta lidhte veten më shumë me Leon Trockin. Në një shënim të zbuluar pas vdekjes, Lenin kritikonte sjelljen e vrazhdët dhe natyrën ambicioze të Stalinit.

Foto e vitit1919, Stalini, Lenini dhe Trocki

Ai sugjeronte që Stalini të shkarkohej nga pozicioni si Sekretar i Përgjithshëm në Partinë Komuniste. Helmimi më vonë do të bëhet metodë e preferuar e Stalinit për t’u përballur me armiqtë e tij, vë në dukje Lurie.

Trupi i Vladimir Lenin, ekspozuar në Moskë

Gjëja më e bukur është se truri i Leninit ende ruhet në Moskë, kështu që mund ta investigojmë këtë çështje, shprehet historiani.

Teoria më popullore për vdekjen e Leninit është se vdiq nga sifilizi. Trupi i tij i balsamuar është ende i ekspozuar në Sheshin e Kuq edhe 20 vite pas rrëzimit të shtetit komunist që ai e solli në jetë.

Foto e viti 1922, Lenini me Stalinin (AFP)

Lenini në vitin 1921, harrojë shumicën e fjalëve dhe iu desh të mësonte shqiptimin dhe shkrimin e tyre me dorën e majtë, pa prekjes nga sëmundja e parë. Më vonë ai mbeti i paralizuar në një krah dhe nuk ishte në gjendje të fliste. Nga autopsia u zbulua enët e gjakut në tru i kishte shumë të ngurtësuara.

1921, lideri i sovjetik duke folur para qytetarëve

Ai vdiq 54 vjeç në një kohë kur nuk kishte pirë kurrë duhan dhe nuk pranonte që duhanpirësit ti qëndronin pranë. Lenin nuk vuante nga diabeti dhe nga autopsia rezultoi se nuk kishte presion të lartë të gjakut dhe mendohet se sifilizi ishte thjeshtë sa për të mbuluar të vërtetën. Por gjithashtu dyshohet se vdekjen e shpejtë të tij e ka ndihmuar dhe stresi. /Daily Mail/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›