Spahiu: Berisha i injoron ish të përndjekurit

Spahiu në shtëpinë e Ylli Asllanit
Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka zhvilluar vizita në disa shtëpi të ish të burgosurve politik gjatë regjimit totalitar. Kreu i AK-së është ndalur dhe në shtëpinë e Ylli Asllanit, i cili jeton kushte të mjerueshme, pa të ardhura dhe pa pension.
Ish të burgosurve politik nuk i mjaftuan 50 vite internim dhe burgim, dhe tani po vuajnë 22 vite pa ndalim mjerim dhe mashtrim prej premtimeve elektorale të forcave politike në pushtet që prej ardhjes së demokracisë, tha Spahiu.
Sipas kreu të AK-së mijëra ish të burgosur politik po pushkatohen për së dyti me harresën e gjatë dhe të mundimshme të pushtetit të Berishës, i cili sipas Spahiut pas zgjedhjeve harron dhe injoron këtë shtresë. /F.S/