Rama me kryebashkiakun e Firences: Do bashkëpunojmë për një të majtë moderne

Takimi i kreut të PS me kryebashkiakun e Firences

Rama - Renzi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një vizite në Fierence të Italisë, është pritur në një takim nga kryetarin i bashkisë së këtij qyteti Matteo Renzi.
Gjatë takimit me kryebashkiakun e Firences, Matteo Renzi, njëherazi një ndër ideologët kryesorë të së majtës italiane, Rama, ka folur për programin e të majtës shqiptare si dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në funksion të modernizimit të qeverisjes dhe ekonomisë.
Zoti Renzi ka ndarë me Edi Ramën edhe vizionin e tij për ofertën e re të se majtës italiane, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Kryebashkiaku i Fierences e priti Edi Ramën i shoqëruar nga Këshilltarja për Universitetin Cristina Giachi dhe Presidenti i Këshillit Komunal Eugenio Giani i cili ka bashkëpunuar me Ramën kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, qytet i binjakëzuar me Firencen që prej 2001.
Besoj që Edi Rama përfaqëson të ardhmen për të majtën shqiptare, për popullin shqiptar dhe për ti dhënë një dorë edhe të majtës europiane që kërkon më në fund ti thotë fjalën e fundit krizës dhe ti japë një perspektivë të re mirëqenieje Italisë, Shqipërisë dhe Europës, është shprehur Renzi.
Kryebashkiaku i Firences duke folur për rastin e diplomimit të Bosit, tha se të dy vendet duhet të evitojnë universitetet që japin diploma fallco. Sikur të mos kishte persona si Renzo Bossi që ti blejnë ato diploma do të ishte më mirë, është shprehur Renzi.
Ndërsa Rama në prononcimin e tij pas takimit tha se ndan me Renzin aspiratën e përbashkët për të ndërtuar një të majtë të re, moderne, europiane dhe për të nxjerrë nga kriza shoqëritë ku jetojmë. Rama ka një bashkëpunim të hershëm me Renzin, pasi Tirana është binjakëzuar me Firencen që prej vitit 2001, ku në krye të bashkisë së Tiranës ishte kreu i opozitës. /F.S/
Rama me studentët: Administrata publike do jetë si ju, jo si Saliu

Rama në Firence
Kreu i opozitës shqiptare gjatë qëndrimit në Tiranë zhvilloi një takim me të rinjtë shqiptarë studentë në Fierence, me të cilët ka biseduar për Programin Për një Rilindje Shqiptare. Të rinjtë e kanë pyetur Ramën se çfarë do të ndryshojë në Shqipëri me qeverisjen e Partisë Socialiste.
Në përgjigjen e tij Rama është shprehur se në katër vite do të krijojë një sistem taksimi të ndershëm, ku ai që fiton më pak të paguaj më pak. Ai gjithashtu është shprehur se do të luftohet që në administratën publike të punësohen njerëz të kualifikuar dhe militantë.
Do të isha shumë i kënaqur në qoftë se pas katër vjetësh ne do kishim një administratë publike që do të ngjante më shumë me ju sesa me Saliun kur ta shikoje, është shprehur Rama.
Kreu i PS-së tha po ashtu se do të punohet për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe zhvillimin e fshatit.