Leo Messi, sex-simbol i Dolce & Gabbana

Ylli i Barcelonës vazhdon të befasojë fansat e tij, tashmë në versionin e modelit. Ai është zgjedhur nga firma italiane Dolce & Gabbana për fushatën e re publicitare të koleksionit të të brendshmeve për meshkuj.
Imazhi i papërsëritshëm i "Pleshtit", në setin fotografik të firmës italiane, shfaqet si në versionin e Beckham për Armani-n dhe H&M.
Ai ka pozua në versionin "bad boy", me shikimin sexy dhe zbulimin e muskujve të barkut.
Dolce & Gabbana, duke zgjedhur Messi-n, ka marrë një vendim unik, duke patur parasysh profilin që ka patur Messi vetëm si talent në fushën e futbollit.
Në imazhet e fushates publicitare,"Pleshti" tregon anën e tij tjetër, anën e karakterit të tij, duke u shfaqur për herë të parë si sex-simbol./Indeksonline/