E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lufta" në prag të finales së VFM

Organizatorët e “Videofestit Muzikor” janë afër përfundimit të përgaditjes për mbrëmjen e 4 qershorit, që është data e zgjedhur për të mbajtur galanë e përvitshme në Prishtinë.

Ngjarja qe konsiderohet si më e rëndësishmja e muzikës në Kosovë, shënon këtë vit edicionin e 11-të dhe në të, ashtu siç ka ndodhur në dekadën paraardhëse do të garojnë emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Janë plot 16 kategoritë, në të cilat do të garojnë këngëtarët më të popullarizuar te momentit, për të shpallur në fund të mbrëmjes edhe një fitues në të gjitha fushat e konkurrimit. Festivali i klipit  mbledh ashkë artistë nga e gjithë shqiptaria në një sallë të vetme. Sipas BW, deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në festival emra të rëndësishëm të muzikës si: Flori Mumajesi, Vedat Ademi, Kaltrina Selimi, të cilët do të garojnë mes njëri-tjetrit në më shumë se një kategori.

“Videofesti Muzikor” tërheq jo pak vëmendje në media edhe për shkak të parakalimit të yjeve në tapetin e kuq, që i jep këtij kompeticioni një ngjyrim ndërkombëtar. Për herë të parë gjatë këtij viti ky festival do të vijë edhe tek publiku i Shqiperise përmes ekranit të “Vizion Plus”.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy javë nga mbrëmja finale ku do te shperblehen me te miret e pretendentëve në 16 kategori:

Videoklipi më i mirë nga “Best New Artist”:
Robb Daddy ft. Xhinxha - We Party
Yll Limani - Lart mbi yje
Dessa - Zjarr, zjarr
Neki Emra - Të vdes apo të pres
Klepto - Klepto in this...

Videoklipi më i mirë në konkurrencën e grupeve:
NRG Band - Magdallena
Kaos - Ngoje zemrën tem
Exiles - Underground Reggae
Na - Jam zgjuar
Aragona Band ft. Rozana Radi - Tepër jemi dasht

Videoklipi më i mirë Duet/Ft:
Andos ft. Dj Dalool - Ti je ajo
Elvana Gjata ft. 2Po2 - Beso
Ermal Fejzullahu ft. Gena - Ajo
Adrian ft. Florian - Ngjyra e kuqe
Adelina Tahiri ft. Eglit Doda – Kujtimi

Videoklipi më i mirë në bashkëpunim/ft, mes më shumë se dy personave:
Nora ft. Zzap & Chriss, Bim Bimma - Gangsta
Aragona Band ft. Rozana Radi - Tepër jemi dasht
Dj Flow ft. Avimi B, Mc Kresha & Lyrical
Son - Çele çadrën
Genta ft. Dj Blunt & Real 1 - Ole, Ole
Etnon ft. Stine, Dj Blunt, & Real 1 - On fire

Videoklipi më i mirë i zhanrit Pop Folk:
NRG Band - Magdallena
Edona Llalloshi - Hape zemrën
Dren Abazi & Zig Zag Orkestra – Natën
Blero - Ajo apo ti
Ermal Fejzullahu & Gena - Ajo

Videoklipi më i mirë i zhanrit Baladë:
Vedat Ademi - Për ty
Jehona Sopi - Unë do t’i laj këmishat e tua
Flori - Pa jetë
Besart Halimi - Dhimbje
Aurela Gaçe: Shpirti i shpirtit tim

Videoklipi më i mirë i zhanrit Rock:
Na - Jam zgjuar
Magnituda - Jack, Rock, & Tripa
Genc Salihu - Krejt andrrën

Videoklipi më i mirë i zhanrit Rap/Hip-Hop:
Mc Kresha - Cok guzel
Gheto Geasy - N’Prishtinë
Lyrical Son - Qëllimi
Kaos - Ngoje zemrën tem
F Kay - Shuj

Videoklipi më i mirë i zhanrit RNB:
Nora ft. Zzap & Chris, Bim Bimma - Gangsta
Capital T - Zero
Elvana Gjata ft. 2po2 - Beso
Etnon ft. Stine, Dj Blunt & Real 1 - On Fire
Tuna - I asaj 

Videoklipi më i mirë në  kategorinë Dance:
Andos & Dj. Dalool - Ti je ajo
Kaltrina Selimi - Gjithmonë me ty
Genta ft. Dj Blunt & Real 1 - Ole Ole
Blero - Ajo apo ti
Adrian ft. Florian - Ngjyra e Kuqe

Videoklipi më i mirë i zhanrit Pop:
Aragona Band ft. Rozana Radi - Tepër jemi dasht
Alban Skënderaj - Mirëmëngjes
Dafina Zeqiri - Bloodah
Miriam Cani - Ti s’e di përse
Vesa Luma - 24orë

Videoklipi me Styling më të mirë:
Nora ft. Zzap & Chris, Bim Bimma - Gangsta
Jehona Sopi - Unë do t’i laj këmishat e tua
Kaltrina Selimi - Gjithmonë me ty
Tuna - I asaj
Vesa Luma - 24 orë

Videoklipi me performancën më të mirë:
Mc Kresha - Cok guzel
Adrian ft. Florian - Ngjyra e Kuqe
Tuna - I asaj
Flori - Pa jetë
F Kay - Shuj 

Videoklipi më i mirë në konkurrencën
e femrave: 
Vesa Luma - 24 orë
Kaltrina Selimi - Gjithmonë me ty
Dafina Zeqiri - Bloodah
Jehona Sopi - Unë do t’i laj këmishat e tua
Tuna - I asaj

Videoklipi më i mirë në konkurrencën  e meshkujve:
Lyrical Son - Qëllimi
Mc Kresha - Cok guzel
Alban Skënderaj - Mirëmëngjes
Flori - Pa jetë
Besart Halimi - Dhimbje

Videoklipi më regjinë më të mirë:
Mc Kresha - Cok guzel
Flori - Pa jetë
Kaos - Ngoje zemrën tem
Elvana Gjata ft. 2Po2 - Beso
Nora ft. Zzap & Chris, Bim Bimma - Gangsta

Videoklipi “Best All”:
Mc Kresha - Cok guzel
Kaos - Ngoje zemrën tem
Flori - Pa jetë
Dafina Zeqiri - Bloodah
Elvana Gjata ft. 2Po2 – Beso

/Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›