E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi i filmit për lesbike

"Blue is the Warmest Color: The Life of Adele" (Jeta e Adelës), një film që flet për një pasion drithërues mes dy femrave ka marrë Palmën e Artë në Festivalin e Kanës. ''Është një histori tepër e bukur, një dashuri i mrekullueshme përmes të cilës mund të identifikohemi të gjithë ne, pak rëndësi ka pikëpamja e seksualitetit'', - deklaroi mbrëmjen e djeshme Steven Spielberg, presidenti i Jurisë së Festivalit.

"Jemi të privilegjuar që e kemi parë këtë film dhe jo të damkosur, pavarësisht skenave tepër eksplicite seksuale'', shtoi ai.
''Është historia e një dashurie të thellë dhe të mrekullueshme. Regjisori nuk e ka manipuluar situatën reale. U përballëm me një ndjesi sharmante që na përcolli filmi përmes aktoreve të jashtëzakonshme, ndërkohë që regjisori u ka mundësuar personazheve të marrin realisht jetë gjatë skenave të xhirimit", trasnmeton BW te kete thene ai gjatë një konference shtypit.

I pyetur lidhur me vështirësitë eventuale që mund të haste filmi në disa shtete amerikane konservatore, presidenti i jurisë theksoi ai "ky kriter nuk kishte shumë rëndësi" dhe po ashtu përgëzoi regjisorin franko-tunizian Abdellatif Kechiche për "kurajon e shfaqur përmes realizimit të këtij lloj filmi".

Steven Spielberg u shpreh se filmi "Jeta e Adelës" do të gjente një ''publik të gjerë dhe mikpritës po ashtu do të kishte një pritje të realizuar në SHBA". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›