Ledri, film për shkollimin e vajzave

Ledri Vula, i cili arriti sukses në muzikë me grupin Skillz, tani po synon suksesin në një tjetër drejtim artistik.
Ish reperi ka kohë që i është përkushtuar regjisë, për çfarë edhe ka studiuar në Universitetin e Prishtinës.Ai ka realizuar një film dokumentar, që flet për historinë jetësore të veteranëve të arsimit, Naxhie Alibegaj Buçinca dhe Fahri Buçinca dhe kontributin e tyre në arsimimin e vajzave.
Gjatë javës së kaluar është bërë hapja e fondacionit për shkollimin e vajzave “Çifti Buçinca”.
Fondacioni vjen si rrjedhë e punës më se 60 vjeçare në arsimimin formal dhe jo‐formal të vajzave të Çiftit Naxhie dhe Fahri Buçinca.
Gjatë periudhës 60 vjeçare të punës ata që të bëjnë ndryshime shoqërore jo vetëm në komunën e Vushtrrisë ku ata e kishin të përqendruar veprimtarinë, por edhe në vende tjera të Kosovës.
Naxhie Alibegaj Buçinca punon shtëpi më shtëpi si në fshatrat e Krajës në komunën e Ulqinit për 5 vjet ashtu edhe në komunën e Vushtrrisë për më shumë se 60 vjet duke kaluar vetëm për një vit më se 300 km këmbë./Indeksonline/