Leon Tolstoi
Kete vit bota do te perkujtoje 100-vjetorin e Leon Tolstoit qe perkon me 100-vjetorin e vdekjes se tij. Rusia po e kalon ne heshtje kete perkujtim. Duke e pare Tolstoin jo si shkrimtar por ne ane te tjera do te mundohemi te gjejme psene e indiferences se shtetit rus.
Leon Tolstoi bir konti u lind me 28 gusht te vitit 1828 ne Jasnaja Poljana nje fshat prone e familjes se tij rreth 150 km ne jug te Moskes. Ketu ai kaloi pjesen me te madhe te jetes. Prinderit i vdiqen heret. Ne moshen gjashtembedhjetevjecare shkoi ne Universitetin e Kazanit ku filloi studimet ne Departamentin e Gjuheve te Lindjes. Ishte student i dobet beri dy-tre vjet e la shkollen dhe filloi nje jete te crregullt te cilen e ve ne dukje ne kete menyre ne librin e tij Rinia Nuk mund ti kujtoj ato vite pa tmerr pa neveri pa dhimbje. Kam vrare njerez ne lufte kam thirrur njerez ne duel me qellim per ti vrare kam luajtur kumar kam shkaperderdhur frytet e rraskapitjes se fshatareve kam qene kurvar dhe mashtrues. Nuk ka pasur krim qe te mos kem kryer - genjeshter vjedhje marredhenie me gra te cdo lloji dehje dhune vrasje qe te mos kem bere. Keshtu jetova per dhjete vjet.
Ne moshen 23-vjecare Tolstoi hyri ne ushtri shkoi ne Kaukaz dhe mori pjese ne Luften e Krimese te vitit 1856. Ne kete periudhe filloi edhe te shkruante. Ishte 24 vjec kur tha se meqenese lufta ishte nje gje e keqe ata qe merrnin pjese ne te me pare duhej te mbysnin ndergjegjen e tyre.
Ne moshen 34-vjecare Tolstoi u martua me motren e njerit prej shokeve te tij me Sofine Sonjen nentembedhjetevjecare e cila i dha 13 femije.
Nga fundi i viteve 1870 pasi kishte shkruar dy romanet kryesore te tij Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina Tolstoi kaloi nje krize shpirterore e cila e beri te mendonte per kuptimin e jetes. Per kete nuk e ndihmuan dot as shkrimet e filozofeve as ato te teologeve dhe as ato te shkencetareve por jeta ditore e fshatarit rus e cila i tregoi se secili ne vend qe te jetonte per vete duhet ti sherbente Zotit. Ne kete kohe ai rifilloi jeten si nje fshatar i thjeshte rus la duhanin pijen gjuetine braktisi pasurine dhe privilegjet e shtreses se larte rrobat e saj dhe filloi te perdorte veshje fshatari te punonte ne fushe se bashku me fshatare te tjere te pastronte vete dhomen te bente vete cizmet u kthye ne vegjetarian dhe denoi ngrenien e mishit duke thene Ne qofte se njeriu kerkon seriozisht nje jete te drejte e para gje qe duhet te beje eshte te mos perdore mishin e kafsheve. Ai ushqim jo vetem qe nxit pasione te keqija por ngrenia e tij eshte krejt imorale sepse lidhet me vrasjen. Jo vetem vuajtja dhe vrasja e kafshes jane cnjerezore por duke vrare kafshen njeriu mbyt ne vetvete pa qene e nevojshme kapacitetin e tij me te larte shpirteror ndash simpatine dhe meshiren ndaj krijesave te gjalla ndash dhe duke dhunuar ndjenjat ai behet mizor.
Tolstoi u perpoq me te gjitha mundesite te lehtesonte ata qe vuanin. Ai i kerkoi qeverise tu jepte fshatareve toke te nxirrte e te zbatonte ligje te drejta te hiqte pengesat per arsimimin dhe per fene. Rreth 12 000 dukhobore pjesetare te nje sekti me origjine ruse te cilet u persekutuan nga regjimi carist sepse refuzonin te sherbenin ne ushtri nisur nga parime fetare u ndihmuan me te holla nga Tolstoi per te emigruar ne Kanada.
Ne fund ai la gruan dhe femijet dhe filloi jeten e asketit dhe pelegrinit. Edhe pse u zhyt gjithnje e me shume ne mesimet e Krishtit duket se u ndikua me shume nga Buda. Largimi nga gruaja dhe familja nga te mirat e pasurise i preokupuar per problemet e njerezimit dhe nisja e jetes se asketit ishin te ngjashme me veprimet e Budes.
Tolstoi kunder kishesMe kalimin e viteve Tolstoi perqafoi me shume fene por u largua nga dogmat dhe ritet kishtare. Ai filloi te hulumtonte mesimet origjinale te Krishtit vecanerisht ato qe ishin paraqitur te Predikimi ne Mal. Feja - thoshte ai - i dha kuptim jetes por kisha e fyeu arsyen. Atij i kishte bere vecanerisht pershtypje parimi i krishtere i moskundershtimit te se keqes dhe i dashurise per kundershtarin. Mbi kete baze ai kritikoi hipokrizine e shoqerive te krishtera te kohes te cilat predikonin krishterimin dhe praktikonin dhunen luften dhe vrasjet kriminale.
Tolstoi kritikoi rende Kishen Ortodokse Ruse dhe te gjitha kishat e krishtera si institucione te korruptuara qe kishin falsifikuar krishterimin e vertete. Pasi kishte menduar se kishte kuptuar mesazhin e Krishtit ia dedikoi jeten qe i mbetej zhvillimit dhe propagandimit te besimit te tij te ri. Ai hodhi poshte te gjitha sakramentet te gjitha mrekullite agjerimet lutjet Trinine e Shenjte pavdekesine e shpirtit dhe te tjera dogma te fese se krishtere tradicionale te cilat i konsideronte si erresime te mesazhit te vertete te Krishtit. Tolstoi kerkoi nje trajtim racional te krishterimit qe nuk duhet te kishte te bente me misteret ritualet dhe traditat. Ai besonte se Krishti ishte mesuesi me racional dhe me human qe kishte pare njerezimi dhe jo biri i Zotit trupi i te cilit u ringjall dhe shkoi ne qiell. Ai besonte se misteret e Bibles si hyjnia e Krishtit virgjeria e Marise apo fluturimi ne qiell ishin krejt pa kuptim. Per te Bibla ishte e mbushur me te paverteta te shtuara nga kisha per te terhequr vemendjen e njerezimit nga mesimet racionale te saj per ti mbajtur te krishteret ne gjendje hipnoze. Tolstoi e rishkroi Biblen. Ai hoqi te gjitha pjeset e pakuptimta harmonizoi tregime kunderthenese dhe dha jeten e Krishtit ne menyre kronologjike. Bibla e Tolstoit mbaron me kryqezimin e Krishtit. Per Tolstoin i gjithe krishterimi permbahej ne keto qe theksonte Krishti ne Predikimin ne Mal
Keni degjuar te jete thene nje sy per nje sy e nje dhemb per nje dhemb por une po ju them mos i rezistoni asnje te keqeje cilido qe do tju godase ne faqen e djathte i ktheni edhe te majten. Ne qofte se ju padit dikush ne gjyq dhe ju merr pallton jepini edhe xhaketen. Per Tolstoin zbatimi i ketyre udhezimeve ishte revolucionar. Krishti propozonte nje metode te re radikale dhe te urte per njeriun qe ti pergjigjej cdo forme te se keqes. Por njerezimi duke mos iu pergjigjur udhezimeve te Krishtit ishte kapur ne nje rreth vicioz te pergjigjes dhemb per dhemb pra dhunshem dhe kjo menyre e kishte perhapur edhe me shume te keqen zemerimin dhe dhunen.
Autoritetin e kishes Tolstoi e luftoi me nje seri shkrimesh si Kritike teologjise dogmatike Nje rrefim etj. Ne kete kohe shume klerike e akuzuan ate per herezi dhe donin te hiqnin qafe. Vepra e madhe e fundit e Tolstoit ishte Ringjallja. Ne te Tolstoi vinte ne dukje dhe kritikonte te keqijat e shoqerise natyren e korruptuar te sistemit te drejtesise dhe padrejtesite e kishes si dhe ritet e saj. Ne kete kohe Sinodi i Shenjte e shkisheroi Tolstoin dhe urdheroi vendosjen lajmerimit per shkisherimin e tij ne deren e cdo kishe te firmosur nga kryepeshkopi dhe nga dy peshkope.
Tolstoi kunder shtetitPer Tolstoin shteti ishte nje institucion qe perdorte dhunen per te imponuar ligjet e padrejta qe nxirrte. Meqenese esenca e krishterimit ishte mosreagimi me dhune ndaj dhunes te krishteret duhej ti rishikonin marredheniet e tyre me shtetin. Nje njeri nuk mund te ishte njekohesisht i krishtere i ndershem dhe te pranonte legjitimitetin e shtetit sepse shteti ishte ndertuar ne kundershtim me parimet e Krishtit. Ne qofte se do te viheshin ne jete parimet e Krishtit shteti do te ishte i tepert.
Tolstoi kritikoi politiken qeveritare te patriotizmit qe justifikonte dhunen dhe luften. Per Tolstoin ai lloj patriotizmi ishte vetem nje instrument qe perdorej nga shteti per te arritur ambiciet e veta. Tolstoi besonte se te qenet i krishtere do te thoshte te ishe pacifist dhe te qenet pacifist kerkonte ti shpallje lufte qeverise.
Ai shkruante Nje i krishtere i mire nuk grindet me nje tjeter nuk sulmon nje tjeter dhe as nuk perdor dhune kunder nje tjetri. Perkundrazi ai vete pa u ndier e duron dhunen dhe me ate qendrim jo vetem cliron veten por ndihmon edhe ne clirimin e botes. Tolstoi shpjegonte se si duke mos e kundershtuar te keqen me te keqe kishe ecur ne rrugen e eliminimit te se keqes. Ata qe ndiqnin konceptet sociale te jetes dhe jo ato fetare mund te luftonin dhe te vrisnin ne emer te interesave te shtetit por nje i krishtere i vertete duhej te jetonte sipas ligjit te dashurise te cilin duhej ta kishte ne zemer ai nuk duhej te luftonte ai nuk duhej te vriste.
Moskundershtimi i se keqes nuk donte te thoshte se duhej pranuar e keqja se duhej nenshtruar ndaj saj por se ajo nuk duhej kundershtuar me mjete te keqija sidomos me dhune. Ai thoshte Mos e kundershto te keqen por mos merr pjese ne te keqe ndash ne pune te dhunshme te administrates ne gjyqe ne mbledhjen e taksave ne ushtri.
Ndryshe nga marksizmi qe kerkonte nje shoqeri pa klasa per arritjen e barazise Tolstoi e shihte arritjen e barazise te lidhur me perkryerjen morale te njeriut.
Tolstoi si anarkist i krishtereMe dy fjale anarkizmi eshte kundershtimi i nje sistemi hierarkik qe detyrimisht eshte shtypes qofte ai shtet kishe apo cfaredolloj organizimi tjeter i ngjashem. Pergjithesisht te rinjte kerkojne ndryshime sociale. Me te vjetrit interesohen per ruajtjen e shoqerise ashtu sic e kane gjetur dhe behen gjithnje e me konservatore ne mendimet e tyre. Tolstoi eshte nje perjashtim nga kjo linje e pergjithshme. Sa me shume i kalonte mosha aq me radikal behej aq me shume kerkonte ndryshime aq me shume luftonte kishen dhe shtetin.
Ai filloi te shkruante nje seri librash ku formulonte idete e tij anarkiste te nxitura nga pervojat e hershme te jetes se tij. Meqenese ne ate kohe rryma kryesore e anarkizmit ishte ajo e anarkizmit te dhunshem termi anarkizmi nuk ishte i pelqyeshem dhe Tolstoi nuk e quajti kurre veten anarkist por anarkisti i madh rus Peter Kropotkin shkruante
Pa e quajtur veten anarkist.... Leon Tolstoi mori pozicion anarkisti kundrejt shtetit dhe te drejtave te pronesise duke u bazuar ne mesimet e Krishtit dhe nga imponimi i arsyes. Me talentin e tij te fuqishem ai kritikoi rende kishen shtetin ligjin dhe sidomos ligjin e pronesise. Ai e pershkroi shtetin si te dominuar nga te keqijte te ndihmuar nga forca brutale dhe tha se grabitesit jane shume me pak te rrezikshem sesa nje qeveri e organizuar mire...Argumentet e tij fetare jane kombinuar aq bukur me argumentet e shqyrtimin e te keqijave te kohes saqe pjesa anarkiste e veprave te tij ben per vete si lexuesin fetar ashtu dhe ate jofetar.
Tolstoi mbeshtetes i mosdhunesNe 15 vitet e fundit te jetes Tolstoi shkroi shume artikuj dhe letra me te cilat mbeshteste mosbindjen qytetare te padhunshme. Ai u shprehte mirenjohjen shume filozofeve qe kishin ndikuar tek ai ndermjet te cileve permendte Thoroun. Ai perseriste parimin kryesor se vrasja ne cdo rast ishte krim dhe se lufta dhe ekzekutimet ishin vrasje edhe pse shteti perpiqej tu jepte atyre ngjyra te tjera. Tolstoi vinte ne dukje kunderthenie te dukshme te nje shoqerie militariste te nje shoqerie qe pergatitej dhe kryente lufte dhe masakra edhe pse pretendonte se ishte e krishtere dhe se besonte ne vellazerimin e popujve. Tolstoi u beri thirrje oficereve dhe ushtareve te jepnin doreheqjen nga ushtria. Ai thoshte Cilido qe refuzon te kryeje sherbimin ushtarak apo te paguaje taksat per nje qeveri qe i perdor parate e mbledhura per qellime ushtarake i ben nje sherbim te madh Zotit dhe njeriut.
Libri kryesor i Tolstoit per mosdhunen dhe rrugen drejt paqes ishte Mbreteria e Zotit eshte brenda jush te cilin e shkroi ne vitin 1893. Ne te ai shpjegonte se si te mos rezistuarit te se keqes me te keqe ishte rruga me e mire per te eliminuar te keqen. Libri i cili ndikoi se tepermi Gandin ndahet ne dymbedhjete kapituj titulli i secilit prej tyre eshte ne vetvete nje ide e rendesishme.
Duke iu drejtuar anetareve te klases se vet aristokrate Tolstoi u thoshte se ne qofte se ishin vertet te shqetesuar per vuajtjet dhe varferine e te tjereve ata duhej tu zbrisnin atyre nga kurrizi duhej te mos i shfrytezonin me. Ne qofte se me vjen keq per nje kale te lodhur te cilit i kam hipur ndash thoshte ai - e para gje qe duhet te bej eshte ti zbres dhe te filloj te ec vete.
Tolstoi theksonte se ndryshimet me te medha te njerezimit nuk jane sjelle nga ushtrite nga makinat nga revolucionet por nga ndryshimi i mendesise se njerezve. Ne kemi nevoje te ndalojme mashtrimin e vetes dhe te kuptojme se fuqia nuk eshte te forca por tek e verteta. Qeverite shtypese me shume nga cdo gje tjeter kane frike shprehjen e qarte te mendimit. Ne duhet te shprehim gjithnje ate qe eshte e drejte.
Tolstoi dhe GandiGandi do te kujtonte Kur po kaloja nje krize te rende skepticizmi dhe dyshimi... hasa ne librin e Tolstoit lsquoMbreteria e Zotit eshte brenda jush. Me beri pershtypje. Ne ate kohe besoja ende ne dhune. Leximi i atij libri me sheroi nga skepticizmi dhe me beri besues te mosdhunes. Ajo qe me goditi me shume nga jeta e Tolstoit ishte se ai praktikonte ate qe predikonte dhe nuk llogariste asnje veshtiresi qe mund ti dilte... Ai ishte apostulli me i madh i mosdhunes qe ka nxjerre epoka jone. Asnje ne Perendim para tij apo pas tij nuk ka shkruar dhe nuk ka folur per mosdhunen aq shume me aq kembengulje dhe aq bindshem sa ai.... Per te na mbrujtur me dashuri gjitheperfshirese Tolstoi na tregoi jeten e tij e cila si nje fener drite eshte burim frymezimi per te gjithe ne.
Tolstoi u be autori me i dashur per Gandin. Idealizmi i Tolstoit sinqeriteti i tij i guximshem si dhe anarkizmi i tij i krishtere e shuan magjine e fese institucionale edhe per Gandin. Theksimi per harmoni midis parimeve morale dhe jetes se perditshme qe bente Tolstoi ndikuan dukshem te Gandi.
Ne vitin 1908 ne pergjigje te dy numrave te revistes indiane Free Hindustan te cilat i ishin derguar atij Tolstoi i dergoi asaj nje shkrim te titulluar Nje leter per nje hindu. Gandi e pelqeu se tepermi ate shkrim e perktheu ne gjuhen guxharati sugjeroi qe ai te perkthehej ne gjuhe te tjera te Indise dhe te shperndahej kudo.
Ne fund te jetes se tij aty nga vitet 1909-1910 Tolstoi u lidh me Gandin. Te dy shkembyen gjate nje viti letra dhe leterkembimi vazhdoi derisa Tolstoi vdiq. Gandi i shkroi pese letra Tolstoit dhe Tolstoi i dergoi kater letra Gandit. Letra e fundit e tij ishte disa jave para vdekjes. Gandi mbante nje fotografi te Tolstoit ne zyren e tij ne Afriken e Jugut dhe i vuri emrin e Tolstoit ashramit te tij te dyte ne Afriken e Jugut.
Tolstoi i shkruante GanditSa me gjate qe jetoj dhe vecanerisht tashti kur ndiej afrimin e vdekjes dua tu them te tjereve ato qe shoh vecanerisht qarte dhe ato qe per mendjen time jane shume te rendesishme per lsquorezistencen tuaj pasive qe nuk eshte gje tjeter pervecse mesimi i dashurise i pakorruptuar nga interpretime te genjeshterta... Ky ligj ka qene shpallur nga te gjithe ndash nga indianet nga kinezet nga cifutet nga greket nga romaket nga te gjithe te urtet.... Ne te vertete sapo lejohet forca nuk ka me dashuri dashuria nuk mund te jete me ligji i jetes. Dhe kur nuk ka ligj te dashurise nuk ka kurrfare ligj pervec dhunes domethene forces se me te fuqishmit. Keshtu jetoi qyteterimi i krishtere per nentembedhjete shekuj...
Idete e Tolstoit dhe te Gandit sidomos per qendresen e padhunshme ne mos ishin te njejta ishin teper te ngjashme. Te dy e bene ligjin e dashurise dhe mosdhunen themelin e filozofise se tyre. Te dy sulmuan qyteterimin modern dhe predikuan antimilitarizmin dhe qendresen civile ne shkallen me te gjere. Te dy u bashkuan me me te varfrit dhe u identifikuan me ta duke thjeshtesuar menyren e jetes. Duke e konsideruar zerin e tyre te brendshem zerin e ndergjegjes si ligjin qe duhej ndjekur i kerkuan njerezimit qe te rikthehej ne bazat etike te jetes dhe te mos i bindej ligjeve te bera nga njeriu. Te dy lane nga nje liber autobiografik Tolstoi Rrefimi dhe Gandi Tregimi i Eksperimenteve te mia me te verteten.
PerfundimiNga lloji i jetes qe zgjodhi Tolstoi u fut ne konflikt me familjen. Ne pamundesi per ta duruar kete u largua fare nga shtepia i shoqeruar nga doktori i tij dhe nga vajza e vogel Aleksandra. Shpresonte te gjente nje vend qe ta mirepriste ne te cilin te mund te jetonte ne paqe per pjesen e jetes qe i mbetej por per shkak te shkisherimit qe i ishte bere qe e veshtire te pranohej ne ndonje manastir. Nuk dihet se cngjau ne ato pak dite qe ai u largua nga shtepia por me 20 nentor te vitit 1910 ne moshen 82-vjecare Tolstoi u gjend i vdekur mesa dukej nga pneumonia ne nje stacion te izoluar treni ne Astopovo.
Veprat e plota te Tolstoit u botuan pas vdekjes se tij ne rreth 90 volume. Tolstoi mbetet nje gjigant i letersise boterore dhe i humanizmit dhe megjithate atij sikurse dhe Gandit nuk iu dha cmimi Nobel. Ai cmim kishte filluar te jepej qe ne vitin 1901 domethene kishte dhjete vjet para vdekjes se Tolstoit qe jepej. Shume nga ata qe e moren ate cmim tashti gati jane harruar ndersa Tolstoi sot shkelqen me teper se ne kohen e tij. Ashtu sic eshte shume e mundur qe Gandit iu pengua cmimi Nobel per Paqe nga nderhyrja britanike eshte po ashtu e mundur qe kisha ruse edhe shteti rus te kene nderhyre per te penguar dhenien e cmimit Nobel per Letersi Tolstoit.
Familja e Tolstoit here pas here ka paraqitur kerkese qe kisha te rishqyrtoje shkisherimin e tij por ajo ka refuzuar. Me 24 shkurt te vitit 2001 sternipi Vladimir Tolstoi i dergoi nje leter patriarkut Aleksei ne njeqindvjetorin e shkisherimit me te cilen i kerkonte rishikimin e vendimit te Kishes Ruse megjithese nuk dihet nese vete Tolstoi do ta donte rishikimin e atij vendimi. Ne pergjigje me 4 mars patriarku Aleksei pranonte se Tolstoi kishte qene gjeni letrar por kundershtonte perseri pikepamjet e tij fetare. Ai perfundonte Nuk besoj se kemi te drejte te detyrojme nje njeri qe ka vdekur 100 vjet me pare te kthehet ne gjirin e kishes te cilen e refuzoi....Gjerat mund te ndryshojne kur personi pendohet vete por kjo nuk mund te ndodhe kur ai ka vdekur.
Sot shteti rus i lidhur ngushte me Kishen Ortodokse Ruse qendron sa mundet ne heshtje per perkujtimin qe meriton ti behet Tolstoit te Madh me rastin e 100-vjetorit te vdekjes perkujtim qe edhe pse nuk po ia ben sic duhet Rusia po ia ben bota.